LAJMI I FUNDIT:

Historia e gjyshes së Kim Kardashianit, familja harxhoi gjithçka për dasmën e saj por ajo vendosi të ndahej pas dy muajve

Historia e gjyshes së Kim Kardashianit, familja harxhoi gjithçka për dasmën e saj por ajo vendosi të ndahej pas dy muajve
Kim Kardashian West. Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver

Kim Kardashian është pa diskutim një ndër personazhet më me influencë në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo publikon për fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese, përmes së cilave reklamon produktet e saj kozmetike.


Kim Kardashian (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, ndryshe nga herët e tjera, Kim ka vendosur të publikojë një fotografi shumë të vjetër të gjyshes së saj, në rrjetin social Instagram.

Bëhet fjalë për një imazh, i cili ishte realizuar kur gjyshja e saj ishte martuar për herë të parë – martesë e cila kishte zgjatur vetëm dy muaj e gjysmë.

Kim Kardashian West (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Madje në mbishkrimin e fotografisë, Kim tregon historinë e veçantë të gjyshes, pasi familja kishin harxhuar gjithçka për dasmën e saj.

Dhe në fund, gjyshja e Kimit kishte zgjedhur të dëgjonte zemrën e saj, duke u ndarë nga ish-bashkëshorti.

“Sapo gjeta këtë foto të gjyshes sime të bukur në dasmën e saj. Martesa i zgjati vetëm 2.5 muaj dhe familja shpenzoi gjithë çfarë kishte në këtë dasmë. Ajo u ndje keq, por ndoqi zemrën. Uh, sa familjare ngjan!”, ka shkruar Kim në Instagram.

Një fat i ngjashëm e kishte ndjekur edhe vet Kim Kardashianin , e cila dikur ka qenë e martuar me basketbollistin e njohur Kris Humphries, dhe martesa e tyre ka zgjatur vetëm 72 ditë.

Kim Kardashian dhe Kris Humphries (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Tani, ajo është e martuar me reperin me famë botërore, Kanye West, dhe së bashku kanë tre fëmijë: vajzat North dhe Chikago, dhe djalin, Saint. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Rich Fury/Forum Photos via Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori