LAJMI I FUNDIT:

Historia e çiftit që ka 17 vjet që udhëton, 4 fëmijët kanë lindur në vende të ndryshme (Foto)

Historia e çiftit që ka 17 vjet që udhëton, 4 fëmijët kanë lindur në vende të ndryshme (Foto)

Një çift që ka vizituar njëqind vende të ndryshme të botës me një makinë të vogël dhe ka patur katër fëmijë gjatë kësaj kohe, ka ardhur në Britaninë e Madhe për herë të parë pas 17-vjetësh.

49-vjeçari Herman dhe Candelaria Zapp, 47 vjeç, pas braktisjes së punës dhe shtëpisë së tyre në Argjentinë, kanë nisur udhëtimet e shumta.


Misioni i tyre epik ka nisur nga piramidat e Egjiptit, pylli Amazon në malin Everest, turne në Australi e shumë vende të tjera më pas. Ndërkohë pasardhësit e tyre kanë lindur që të katërt në vende të ndryshme.

“Që kur nisëm të takoheshim për herë të parë, kur unë isha 14 vjeç, kemi lexuar rreth udhëtimeve. E si pasojë gjithmonë kemi pyetur: “Pse jo ne?”, “Pse mos të ikim edhe ne në udhëtimin tonë?””, shprehet Candelaria.

“U martova kur isha 23 vjeçe. Gjithmonë kemi dashur që të udhëtojmë, prandaj për dy vjet kemi kursyer para e pastaj u nisëm drejt ëndrrës tonë, udhëtimit”, ka shtuar ajo.

“Kemi kaluar më shumë se 2000 mbrëmje në shtëpitë e familjeve të ndryshme, me mënyrë jetese dhe fe të veçanta. Kemi mësuar rreth kulturave të ndryshme, ushqimeve, muzikës dhe çfarë njerëzit bëjnë për të jetuar, kjo është pjesa më e bukur e udhëtimit”, ka thënë 47-vjeçarja, transmeton shekulli.

Ajo ka treguar se në një moment që ata kanë ngelur pa para, ka marrë dhe ka bërë vizatime të ndryshme, të cilat më pas i ka shitur.