LAJMI I FUNDIT:

Historia e bukur, e një qyteti të bukur – dokumentar për sezonin e KB Rahovecit drejt Superligës (Video)

Historia e bukur, e një qyteti të bukur – dokumentar për sezonin e KB Rahovecit drejt Superligës (Video)

Historia e bukur e një sezoni të jashtëzakonshëm të një qyteti të bukur – ky është përshkrimi më i mirë që mund të marrë inkuadrimi historik i KB Rahovecit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Edhe pse pa palestër, KB Rahoveci arriti që sezonin e rregullt të kalojë me 20 fitore dhe asnjë humbje, teksa pësoi vetëm një humbje në finale të playoffit nga KB Drita.

Inkuadrimi historik u përcoll me një duel final epik, ku mbi tre mijë rahovecianë shkuan në Suharekë për të përkrahur ekipin në sfidën e fundit drejt Superligës duke krijuar atmosferë spektakolare, shembull për vet Superligën ku atmosfera sportive dhe shpirti basketbollistik dominuan shkrimin e historisë për një qytet i cili nga sezoni i ardhshëm i bashkohet basketollit kosovar.


Dhe e gjithë kjo, është përcjellë nga gazetari elitar kosovar, Fidan Rama, i cili me RTV Dukagjinin dhe përkrahje të fuqishme nga produksioni Artvision, realizuan dokumentarin kushtuar KB Rahovecit dhe rrugëtimit drejt Superligës.

Jo vetëm klubet e Superligës kanë histori të suksesit. Edhe ato të rangjeve më të ulëta po bëjnë historinë. Dhe KB Rahoveci ka një histori shumëvjeçare të peripecive të ekzistimit, deri në kulmin e arritjes – inkuadrimin në Superligë.
 
Ekipi i drejtuar nga tashmë i konsideruar legjendar në Rahovec, Valentin Spaqi dhe kryetari i klubit Bekim Hoxha, me pasionin që ka dhe tifozët e qytetin që po frymon basketbollin, nga sezoni i ardhshëm pritet ta bëjnë Superligën e Kosovës në basketboll definitivisht më interesante dhe më konkurruese.

Endrra vazhdon…

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori