LAJMI I FUNDIT:

Hiqet reklama e vendosur mbi muralin e Nexhmije Pagarushës në Prishtinë

Hiqet reklama e vendosur mbi muralin e Nexhmije Pagarushës në Prishtinë

Rreth tri javë më parë figura e artistes së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha u ‘rijetësua’ në Prishtinë përmes një punimi të veçantë artistik.

Artistët e ‘Mural Fest Kosova’ kanë realizuar një mural të veçantë në dedikim të interpretueses së hitit “Baresha”.


Murali i punuar në një objekt në rrugën “Qazim Hoxha” u vendos në qendër të kryeqytetit, por reklama e një biznesi nuk ka hezituar që të vendoset pikërish mbi këtë mural.

Foto: Lebibe Topalli/Facebook

Lebibe Topalli, drejtoresha ekzekutive e “Mural Fest Kosova”, ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Facebook, ku shihej reklama e një biznesi e vendosur sipër muralit.

Por, në vendi e ngjarjes më vonë gjatë ditës së sotme janë parë Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe Policia, të cilët kanë hequr reklamën e biznesit.

Nexhmije Pagarusha 'rijetësohet' në Prishtinë përmes muralit të realizuar në nderim të saj
Lexo po ashtu Nexhmije Pagarusha 'rijetësohet' në Prishtinë përmes muralit të realizuar në nderim të saj

Foto: Lebibe Topalli/Facebook

Ndërkohë, në një intervistë për Telegrafin, Pranvera Sylejmani, si një nga autoret e këtij murali ishte shprehur se punimi i Nexhmije Pagarushës, vjen pas atij të Rita Orës që artistët e ‘Mural Fest Kosova’ realizuan në Ferizaj muaj më parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori