LAJMI I FUNDIT:

Hiqeni qafe vetminë!

Hiqeni qafe vetminë!

Ëndërroni për një lidhje me një yll filmi? Jeni të dëshpëruar me veten tuaj dhe të tjerët? Jeni të prirë për ëndërrime apo alkoolizëm? Me orë të tëra qëndroni para ekranit të televizionit apo kompjuterit? Mos jeni rastësisht të vetmuar?

Të vetmuarit së paku nuk janë të vetmuar në një gjë – në vetminë e tyre. Kijeni këtë parasysh dhe kuptoni se ky problem aq i përhapur megjithatë ka ilaç. Kaloni nëpër këshillat e ardhshme, apo së paku nëpër disa prej tyre.

Kur të jeni vetëm:


▪ Kujdesuni që të ushqeheni mirë dhe rregullisht të merreni me ushtrime trupore si dhe të flini mjaftueshëm. Njerëzit e lodhur janë të rëndë si për veten ashtu edhe për të tjerët. Pos kësaj edhe të tjerët do t’ju shkojnë në nerva.

▪ Kur të jeni vetëm, bëni diçka kreative apo mësoni aftësi të reja.

▪ Mos pritni tepër nga vetja dhe mos u “qerasni” me epitete çnderuese në momentin që diçka gaboni, këtë gjë e bëjnë neurotikët.

▪ Bëhuni të kënaqur me veten. A ka së paku diçka në të cilën jeni të mirë? Sigurisht nuk jeni person negativ në të gjitha drejtimet?

▪ Mos ëndërroni për lidhje me yjet e filmave dhe televizionit, me tipat nga interneti apo persona të shquar letrar.

Fytyra të reja:

▪ Njerëzit të cilit i takoni mos i vlerësoni në bazë të përvojave të mëhershme.

▪ Krijoni miqësi të reja. Kërkoni këshilla nga njerëzit më të moshuar dhe më me përvojë.

Fytyrat e vjetra:

▪ Çmoni miqtë tuaj dhe tiparet e tyre të veçanta.

▪ Bëni diç për të tjerët – buzëqeshni, shpreheni ndonjë fjalë të mirë. Ndjenja se jemi të nevojshëm për dikë na ndihmon të mposhtim ndjenjën e vetmisë.

▪ Nëse jeni në martesë, mos prisni nga bashkëshorti apo bashkëshortja juaj që të përmbushë të gjitha nevojat tuaja emocionale. Mësohuni të merrni dhe të jepni, t’i ndihmoni dhe mbështetni njëri-tjetrit.

▪ Mësohuni që të flisni më të tjerët dhe t’i dëgjoni ata derisa flasin. Bëhuni zemërgjerë.

Thoni gjërat zëshëm:

▪ Pranoni që jeni të vetmuar dhe flisni me dikë për këtë, me ndonjë mik të pjekur tek i cili keni besim. Mos vuani në vete.

Pse nuk është mirë të heshtet:

▪ Mos pini shumë, apo edhe më mirë, mos pini fare. Mos i zhytni në alkool problemet tuaja – kurdoherë ato do të dalin në sipërfaqe.

▪ Mos jini krenar. Ua falni atyre që u kanë lënduar dhe bëni çdo gjë që marrëdhëniet mes jush të përmirësohen. Mos u bëni të mosbesueshëm ndaj tjerëve.

Ju do të shoqëroheshit me një person krenar apo të mosbesueshëm, apo edhe me ata të cilët nuk mund të jetojnë pa ndihmën e alkoolit?

Mbani në mend se gjendja juaj, qoftë ajo edhe kronike, mund të ndryshojë.