25-vjeçari është afër largimit nga Santiago Bernabeu, pasi që është pajtuar me pagën prej 6 milionë eurosh në vit me Zonjën e Vjetër.

Drejtori sportiv i Juventusit, Giueseppe Marotta, ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje në princip me lojtarin, por ende nuk kanë arritur marrëveshje me Real Madridin për shumën e transferimit.


Madridi kërkon 25 milionë euro për argjentinasin, ndërsa Bianconerët deri tani kanë ofruar vetëm 20 milionë euro për të. Kjo marrëveshje pritet të mbyllet në ditët në vijim. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app