LAJMI I FUNDIT:

‘Hidrodrini’ apelon për shfrytëzim racional të ujit

‘Hidrodrini’ apelon për shfrytëzim racional të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka apeluar konsumatorët e zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, për përdorim racional të ujit, vetëm për nevoja personale/familjare për pije, higjienë e sanitari.

“Ujitja e kopshteve dhe hapësirave tjera të gjëra, është veprim i cili, dikë tjetër e lë pa ujë për pije”, thuhet në apel.


Postimi i plotë:

APEL për përdorim racional të ujit!
Të nderuar konsumatorë të zonës së mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik;
Jemi në një periudhë kohe kur reshjet atmosferike mungojnë dhe krahas kësaj rritet si rezultat i ardhjes së motrave dhe vëllezërve bashkatdhetarë, rritet edhe numri i shpenzuesve të ujit.
Nisur nga ky realitet, KRU ‘Hidrodrini’, APELON tek ju, që ujin ta përdorni racionalisht, për nevoja personale/familjare për pije, higjienë e sanitari.
Ujitja e kopshteve dhe hapësirave tjera të gjëra, është verpim i cili, dikë tjetër e lë pa ujë për pije.
Lidhur me këtë problematikë, ne kemi rritur edhe numrin e inspektimeve në terren dhe ndaj keqpërdoruesve do veprojmë sipas ligjit.
Uji është jetë – Ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht!”-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë . /Telegrafi/