LAJMI I FUNDIT:

Hetimet për deportimin e gylenistëve në udhëkryq

Hetimet për deportimin e gylenistëve në udhëkryq

Raporti i komisionit hetimor parlamentar për deportimin e shtetasve turq nuk është finalizuar brenda mandatit prej 6 muajsh. Si rrjedhojë anëtarët e këtij komisioni të japin interpretime të ndryshme lidhur me mandatin.

Sekretaria e Kuvendit thotë se e ka njoftuar komisionin për mandatin që e ka, ndërsa të kundërtën e thotë zëvendëskryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj.


“Ne nuk e kemi pasur të qartë ditën se kur përfundon mandati i Komisionit për shkak se gjatë mandatit tonë i kemi pasur edhe 1 muaj e gjysmë, po thojnë, pushime verore dhe ne nuk i dinim sakt cilat janë ditët…a mund pushimi veror të jetë pjesë e tërësisë së mandatit tonë apo jo. Për t’i dhënë legalitet më të fuqishëm Komisionit kemi thanë se po kërkojmë mandat shtesë. Ne s’kemi mëndu që këta janë në gjendje të shkojnë deri në atë stad sa ata ta ndalin punën e komisionit’, tha Selmanaj për rtv21.

“Këture e vërteta ju dhemb sepse janë pjesë e të gjitha të këqijave që kanë ndodh edhe në këtë proces por jo vetëm në këtë proces”, shtoi ai.

Në anën tjetër sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi jep një përgjigje krejtësisht të kundërt.

Sipas nenit gjashtë të Ligjit për Hetim Parlamentar nuk specifikohet se mandati shtesë mund të kërkohet brenda apo jashtë mandatit prej gjashtë muajsh.

Anëtari i Komisionit hetimor parlamentar për depërtimin e shtetasve turq, Hajdar Beqa, konsideron se kërkesa e komisionit për shtyrje të afatit nuk është realizuar pasi që është bërë pas përfundimit të mandatit.

Ligji për Hetim Parlamentar nuk specifikon qartë kur komisionit i lejohet të kërkojë mandatin shtesë dhe ky ligj lejon interpretime të ndryshme varësisht prej interesave politike.

Kështu vlerëson Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Kuvendi i Kosovës më 28 qershor të vitit 2018 me 58 vota për ,1 kundër dhe 4 abstenime formoi komisionin hetimor parlamentar për depërtimin e shtetasve turq në këtë përbërje: Xhelal Sveçla, VV, kryetar i Komisionit, Driton Selmanaj LDK, zëvendëskryetar. Anëtar të komisionit u zgjodhën Anton Quni nga LDK, Hajdar Beqa e Ganimete Musliu nga PDK, Sami Kurteshi nga VV, Dardan Moliqaj nga PSD, Muharrem Nitaj nga AAK, Haxhi Shala nga Nisma dhe Bahri Shabani nga 6+.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori