Heronjtë e Kosovës
Shpallja e heronjve të një kombi nuk bëhet për t’ua “rrotulluar” eshtrat atyre që kanë vdekur, as për t’iu siguruar atyre pozitë në parajsë, por për të krijuar model për gjeneratat e reja të një kombi.
Iniciativa e deputetit Daut Haradinaj që Presidentja e Kosovës të shpallë hero Mulla Iljaz Spahiun të njohur si Hoxha i Brojës, befasoi familjarët e tij, të cilët kishin pandehur se babai, gjyshi dhe stërgjyshi i tyre moti është shpallur hero. Kur e pyeta djalin e Mulla Iliazit, tashmë 80 e kusur vjeçar, se kur është shpallur hero Mulla Iliazi, ai u përgjigj se është shpallur tri herë hero: atëherë kur ka dalë prej burgut të Kralit, kur i ka mundur forcat çetnike në Novi Pazar dhe së treti kur është vrarë.
E pyeta se kush e ka shpallur hero, cili institucion? Mbreti Zog, Regjenca e Shqipërisë, Ibrahim Rugova? Kush pra? Ai u mendua pak dhe tha: populli. Kjo më dha të kuptoj se shqiptarët në Kosovë kanë krijuar moti institucione komunitare, dhe se ato janë aq të fuqishme sa edhe sot sfidojnë institucionet e shtetit të Kosovës.
E pyeta se a do ta falënderosh publikisht deputetin Daut Haradinaj për këtë iniciativë dhe presidenten Jahjaga nëse do të merr këtë vendim, ai mu përgjigj se me këtë deputeti Haradinaj ka nderu vetveten, kurse nëse presidentja merr vendim edhe ajo do ta nderojë vetveten.
Ky fakt tregon nevojën që institucionet e shtetit të Kosovës duhet të forcohen në aspektin moral. E ato bëhen të forta jo duke i injoruar institucionet komunitare të cilat komuniteti shumicë i Kosovës i ka ngritë me shekuj, por duke i mishëruar ato vlera në institucionet moderne të shtetit të Kosovës. Dhe meqë Mulla Iljaz Spahiu – Hoxha i Brojës u bë shkas për këtë punë, po e jap në vijim biografinë e tij të shkurtër.
Iljaz Spahiu u lind në vitin 1892, në katundin Kosterc të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Vushtrri, ndërsa të mesmen në Medresenë e Pejës të cilën e kryen me notat maksimale.
Në vitin 1916, në moshën 24 vjeçare, Iljaz Spahiu e filloi detyrën e imamit dhe mësuesit në Xhaminë e Brojës në Drenicë. Pas disfatës së Austro-Hungarisë dhe pushtimit të serishëm serb të Kosovës, Xhamia e Brojës shërbeu edhe si strehë për Azem Bejtë-Galicën të cilin Mulla Iljaz Spahiu e kishte dajë.
Për shkak të lidhjeve me Hoxhë Kadri Prishtinën, drejtuesin e Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës me seli në Shkodër, Mulla Iljaz Spahiu u arrestua nga xhandarmëria e serbe. Në burg, Mulla Iljazi nuk u përkul, qëndroi burrërisht, nuk u pendua për çka kishte vepruar dhe më në fund, nga presioni i kryemyftiut të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, u lirua, për çka populli e priti si hero. Kjo dhe bëri që nga atëherë e tutje të jetë i njohur në gjithë Kosovën si hoxha i Brojës – trimi i Kosovës.
Mulla Iljazi ishte një ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të Organizatës "Xhemijet" (Bashkimi), e cila përfaqësonte shqiptarët në Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene.
Më 1941, Mulla Iljaz Spahiu – Broja, së bashku me Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën, Mulla Idriz Hajrullahun e Gjilanit, Qazim Bajraktarin e Astrazubit, e të tjerë, organizoi rreth 5000 luftëtarë për të mbrojtur Sanxhakun e Novi Pazarit që po rrezikohej nga çetnikët.
Më 1943 Mulla Iljaz Spahiu – Broja merr pjesë në themelimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kryetar i së cilës zgjidhet Rexhep Mitrovica.
Po në këtë vit kur Rexhep Mitrovica zgjidhet kryeministër i Shqipërisë, Mulla Iljaz Spahiu – Broja, zgjidhet deputet i Drenicës në Asamblenë Kombëtare (Parlamentin e Shqipërisë) në Tiranë.
Më 1945, Mulla Iljazi ishte pjesëmarrës në të gjitha betejat që u zhvilluan në Drenicë, të udhëhequra nga Shaban Polluzha. Ishte krahu i djathtë i tij dhe ideolog i kryengritjes.
Pas vrasjes së Shaban Polluzhës, Mulla Iljazi Iljaz Spahiu – Broja së bashku me Prof. Ymer Berishën themelon organizatën "Besa Shqiptare", e cila përpiqej për një aleancë me anglo-amerikanët kundër komunizmit për një rend demokratik.
Më 8 shkurt 1946, Mulla Iljaz Spahiu – Broja rrethohet nga OZN-a jugosllave në fshatin Leqinë dhe pushkatohet në fshatin Zllakuçan së bashku me bashkëluftëtarët e tij.
Më 9 shkurt 1946, fshatarët e Brojës e morën trupin e pajetë të hoxhës dhe e varrosën me nderime në oborrin e Xhamisë së Brojës, ku edhe sot vazhdon të nderohet nga njerëz nga e gjithë Kosova.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre