LAJMI I FUNDIT:

Heroic dhe Outsiders janë dy finalistët e turneut më të madh të CS:GO IEM Rio Major në Brazil

Heroic dhe Outsiders janë dy finalistët e turneut më të madh të CS:GO IEM Rio Major në Brazil
(Foto: HLTV)

Ka ardhur momenti i finales në turneun më të madh të CS:GO i cili po mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit.

IEM Rio Major apo më mirë të themi turnetë Major, janë shumë të rëndësishëm në video-lojën e CS:GO, ngjashëm me ligën e kampionëve në futboll, skuadrat garojnë për një grup çmimesh që kalon vlerën 1.2 milion dollarë.


Turneu në të cilin garojnë skuadrat më të mira të botës në CS:GO është afër përfundimit, tani në finalen e madhe do të përballen ekipin Heroic me renditje në vendin e dhjetë në ranglistën botërore dhe Outsiders të cilët renditen në vendin e gjashtë.

Outsiders siguruan finalen pas fitores ndaj ekipit MOUZ në ndeshjen e gjysmëfinales me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Ndërsa ekipi Heroic pas një rikthimi fantastik ndaj ekipit vendas FURIA, ka fituar me rezultat 2-1 me mapa, për të siguruar finalen.

Finalja e madhe ndërmjet Heroic dhe Outsiders do të zhvillohet sot (e diel) duke filluar nga ora 19:00 në formatin ‘Bo3’, fituesi i kësaj finale do të fitoj çmimin prej 500.000 dollarësh.

Gjatë kësaj ndeshje finale nuk do të mungoj as atmosfera fantastike nga shikuesit në sallën Jeunesse Arena.

Ndeshjen mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori