Nga: Aurel Plasari (pjesë nga vepra Skënderbeu. Një histori politike, Tiranë 2010, fq. 828-829)
Duke iu druar pra rrezikut që u përshkrua – rrekjes për t’i mëveshur historisë aftësi parathënëse – në “konkluzionet” e kësaj historie politike Skënderbeu në relacion me mbasardhësit theksohet si hero semantik. Për autorin e kësaj historie kjo do të thotë që, prej gjithë asaj çfarë Skënderbeu përftoi me një vizion gjenial të rrethanave, diçka mbeti. Nuk është fjala për “mësime”, por për atë diçka – sema – që do të zhvillohej dhe u zhvillua historikisht qoftë edhe në forma nga më të larmishmet, siç ndodh në çdo fushë të vështruar semantikisht si sistem shenjash.
Përtej rezultatit të realizimit të formacionit politiko-fetar që Šufflay dhe Jirečeku e quajtën “shteti më i madh i krishterë të Ballkanit”, si dhe përtej amortizimit të impaktit turko-osman ndaj Europës, në rastin e Skënderbeut edhe arbërorët e tij, si popull bashkëndihmues në qëndresën dhe në luftërat antiturke, e ndien veten kryekëput europianë. Me të tjera fjalë: e ndien veten pjesëdhënës e pjesëmarrës të një sistemi të përbashkët të menduari e të vepruari. Madje Šufflay ka pasë dalë në përfundimin se ishin pikërisht “luftërat e Skënderbeut” ato që i dhanë shkas formimit në mbarë Europën të konceptit të një “Arbërie më vete”, e cila për të kishte indicie të ketë vijuar deri në shek. XVII (Šufflay, Das mittelalterliche Arbanien, 285).
Do të thotë kjo që, mbi një konstruksioni që sot mund të na duket thjesht “fetar”, erdhi e u ngrit në ato kontingjenca një konstruksion i mirëfilltë politik. Ky është një fakt që në historinë e Europës nuk mund të shuhet, si dhe që në historinë e Arbërisë – edhe në u rrekshin – nuk do ta fshijnë dot. Askush, as ndër arbërorët modernë, nuk do të mundë t’i shpëtojë më ngashënjimit nga ky mnesis politik që rihet e përtërihet prej njërit shekull në tjetrin: është fjala jo për kujtimin e asaj që u quajt Arnavudi ose Arnawutluk, por për Arbërinë e kohës skënderbegiane. “Gjithçka dëfton se deri në pushtimin osman Arbëria kishte ndjekur zhvillimin civil të Europës së [atyre] kohëve”, ka pas vënë re Francesco Chetta-Schiròi në hyrjen e një punimi të tij rreth familjes së Kastriotëve (Chetta-Schirò, I Castriota, 1).
Te specialistë të Mesjetës ballkanike, si Gelcich, Jorga, Šufflay, Jireček etj., gjenden dendur përshkrimet e kancelarive të zhvilluara të dinastëve arbërorë, si dhe të dhëna për “shkallën mesatarisht të lartë” të viseve ku ata sundonin, për nivelin e tyre të arsimimit, deri edhe përcaktime si: “feudalët arbërorë ishin të barabartë me bujarinë e lartë të Italisë” (Šufflay, Povijest, 14-18, 28 etj.). Dhe, ç’është e vërteta, do të rezultonte e pamundur që në marrëdhënie të qëndrueshme me Bizantin, nga njëra anë, si dhe me Republikën e Venedikut, me Mbretërinë e Napolit dhe/ose të Dy Siqelive etj., nga tjetra, Arbëria e atyre kohëve të mos funksiononte mes influkseve të qendrave të kulturës, artit, tregtisë së Europës.
Pa përfilljen e këtij konstruksioni të ri, asokohe në përftim e sipër, nuk do të kuptohej dot pozicioni i arbërorëve në raport me kontinentin europian jo vetëm gjatë periudhës së luftërave antiturke të udhëhequra nga Gjergj Kastrioti, – sikurse në këtë histori politike u dëftua, – por edhe mbas tyre, kur arbërorët t’i përfshiheshin përdhunshëm njësisë së re perandorake që do të instaurohej gjatë shekujve XVI-XIX në Juglindjen europiane: Perandorisë osmane. Në një kontekst si ky qëndresa dhe luftërat antiturke të Skënderbeut ngrenë peshë si për ç’i përket përfshirjes së tij në historinë e madhe të Europës, ashtu edhe për pozicionin ndërkombëtar në të cilin, në kapërcyellin e Mesjetës dhe Kohës së Re, ai e vendosi Arbërinë e tij. Prej një kësi pozicioni ai vetë rezulton jo vetëm personaliteti më i madh politik e ushtarak i historisë së Arbërisë, jo vetëm figura arbërore më e spikatur e historisë së Europës së kohës së tij, por edhe heroi semantik i shqiptarëve të çdo kohe.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist