LAJMI I FUNDIT:

Heroi i Milanit, Messias me dedikim të veçantë për golin e fitores ndaj Atletico Madridit

Heroi i Milanit, Messias me dedikim të veçantë për golin e fitores ndaj Atletico Madridit

Junior Messias ia dedikoi golin e tij debutues në Ligën e Kampionëve atyre që besuan në të pasi mbajti gjallë shpresat e Milanit, vetëm disa vjet pasi punonte si shofer për shpërndarjen e pajisjeve elektro-shtëpiake si frigoriferë dhe rrobalarëse.

Braziliani 30-vjeçar nuk kishte luajtur kurrë më parë në ndeshje evropiane, e lëre më në garën elitare evropiane, Ligën e Kampionëve.


Megjithatë, në ndeshjen e tij debutuese, ai u ngrit mes qendërmbrojtësve për të shënuar me kokë dhe për t’i dhënë Milanit fitoren 1-0 në Wanda Metropolitano.

Çfarë i duhet Milanit për t'u kualifikuar në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve – nga fitoret dhe golat deri te ndeshjet e ndërsjella e kartonët
Lexo po ashtu Çfarë i duhet Milanit për t'u kualifikuar në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve – nga fitoret dhe golat deri te ndeshjet e ndërsjella e kartonët

“Jam shumë i lumtur me performancën dhe fitoren, do të thotë se jemi ende gjallë, por ka ende shumë punë për të bërë”, ka thënë fillimisht Messias për Amazon Prime Video Italia.

“Ishte gjithçka instinkt, unë thjesht ndoqa lëvizjen dhe ruajta qetësinë ndërsa topi më vinte. Kur jeni të qetë, mund të bëni gjëra të mëdha”.

“Ajo që ndodhi është momenti më i rëndësishëm i karrierës sime, por përulësia është ende shumë e rëndësishme. Nuk duhet të ndihem i poshtëruar nga kritikat dhe as të gëzohem nga komplimentet”.

Junior Messias: Udhëtimi i jashtëzakonshëm nga shofer për shpërndarjen e pajisjeve shtëpiake te heroi i Milanit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Junior Messias: Udhëtimi i jashtëzakonshëm nga shofer për shpërndarjen e pajisjeve shtëpiake te heroi i Milanit në Ligën e Kampionëve

Në mënyrë të pabesueshme, Messias po luante për Crotonen sezonin e kaluar, por edhe më e çuditshme ishte puna e tij si shofer për të përballuar jetesën vetëm disa vjet më parë dhe ishte në divizionet amatore deri në moshën 28-vjeçare.

“Këtë gol ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë atyre që besuan në mua”, përfundoi braziliani i Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori