LAJMI I FUNDIT:

Heqja e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit, deputeti Basha kërkon sqarime nga kryeprokurori Isufaj

Heqja e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit, deputeti Basha kërkon sqarime nga kryeprokurori Isufaj

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kërkuar sqarime nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajt, për dhënien e pëlqimit për heqjen e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit.

Isufaj në një konferencë për media ditë më parë, ka thënë se tërheqja e urdhërarrestit është bërë me miratimin e tij, por që nuk mund të tregojë arsyet se pse ka ndodhur ajo, transmeton Telegrafi.


Haxhiu reagon sërish ndaj Isufajt: Le të përgjigjet pse u tërhoq urdhërarresti për kryekriminelin Radoiçiq
Lexo po ashtu Haxhiu reagon sërish ndaj Isufajt: Le të përgjigjet pse u tërhoq urdhërarresti për kryekriminelin Radoiçiq
E lidhur me këtë ka reaguar Basha, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se pret që të marrë një përgjigje nga ana e kryeprokurorit të Speciales për sekretin që e ka lejuar Radojçiqin të lirë.

“Prokuroria në Serbi e lë Radojçiqin të qarkullojë lirshëm! Edhe në Kosovë njëjtë, Prokuroria jonë ia pati tërhequr fletarrestin derisa ai kontrollonte krimin në veri!”, ka shkruar ai.

Tutje, deputeti i VV-së ka thënë se “nuk pres me na tregu kryeprokurori në Beograd pse e kanë liruar një terrorist, por pres që kryeprokurori Prokurorisë Speciale në Kosovë, përkatësisht Blerim Isufaj, me na tregu cili ishte sekreti me leju Radojçiçin të lirë?!”.

“Kryeprokuror, çka do që na tregon nuk është më sekrete, përndryshe më shqetëson fakti që Prokuroria jonë dhe ajo në Beograd ka trajtim të njëjtë ndaj një krimineli si Radojçiç!”, ka përfunduar Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori