LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Gjenerata që mund të dërgojë Kosovën U-21 në Botëror

Hendboll: Gjenerata që mund të dërgojë Kosovën U-21 në Botëror
(Foto: Kosovahandball.info)

Të shtunën është bërë publike edhe lista e lojtarëve të Përfaqësueses U-21 të Kosovës në hendboll që do të paraqitet në IHF Trophy Intercontinental, që prej 10 deri më 14 prill mbahet në Prishtinë.

Fituesi i fazës Interkontinentale të garës prestigjioze IHF Trophy kualifikohet për në Botërorin e juniorëve që në verë mbahet në Spanjë. Pra, ky është një rast historik për grupmoshën e juniorëve të përfaqësueses sonë, që për herë të parë në të gjitha sportet ekipore mund të sigurojë paraqitjen në Kampionat Botëror – thuhet në njoftimin e kosovahandball.info.


Gjenerata aktuale e ka fituar garën IHF Trophy për Evropë, për grupmoshën U-20, vjeshtën e kaluar në Prishtinë. Tani djelmoshat tanë, të përkrahur nga tifozët, kanë rastin që me fitore në fazën interkontinentale të shkruajnë emrat e tyre në librat e historisë së sportit kosovar në përgjithësi.

Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, së bashku me kryetrajnerin e U-21, Fatmir Muhaxheri dhe trajnerin Benon Brahushi, kanë publikuar emrat e lojtarëve me të cilët synohet suksesi i madh. Edhe skuadra e juniorëve mblidhet të hënën dhe do të vendoset në hotelin AFA në Prishtinë. Janë ftuar lojtarët që kanë bartur barrën në vjeshtë e po ashtu në listë janë shtuar disa emra të rinj që bëjnë karrierë në shtete evropiane.

Te juniorët në IHF Trophy Intercontinental do të garojnë Kosova, Nigeria, Taipei Kinez, Australia, Paraguaji e SHBA-ja. Pra janë kombëtaret që kanë fituar garën IHF Trophy në nivel kontinentesh.

Më poshtë e paraqesim listën e lojtarëve:

Flakrim Beqiraj (GK, KH Prishtina)
Arti Luzha (GK, KH Vëllaznimi)
Lulzim Shabani (LW, KH Kastrioti)
Rinor Avdulli (LW, HC Bulach (SUI))
Aldi Rudari (LW, KH Kastrioti)
Festim Mustafa (LB, KH Kastrioti)
Jon Muqolli (LB, KH Besa Famgas)
Atdhe Basholli (LB, KH Prishtina)
Arben Dugolli (CB, KH Kastrioti)
Besian Abazi (CB, KH Prishtina)
Drenit Tahirukaj (RB, KH Besa Famgas)
Agon Bajqinovci (RW, KH Prishtina)
Labinot Gubetini (RW, KH Vushtrria)
Albin Xhafolli (RW, VfL Gummersbach (GER))
Etrit Hoxha (PV, KH Prishtina)
Adrian Halili (PV, HSG Ostsee N/G (GER))
Blend Dalladaku (PV, HBC Nantes (FRA))
Fatmir Muhaxheri (Kryetrajner)
Benon Brahushi (Trajner)

Në trend Sport

Më shumë
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Henry pyetet se kush do ta fitoj Ligën e Kampionëve, përgjigja e tij i befason të gjithë

Henry pyetet se kush do ta fitoj Ligën e Kampionëve, përgjigja e tij i befason të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori