LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Ferizaj fiton ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Hendboll: Ferizaj fiton ndaj Vëllaznimit në Gjakovë
(Foto: kosovahandball.info)

Me seri 6-0, Ferizaj e ka nisur ndeshjen e së shtunës ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Dhe në fund skuadra ferizajase mori pikët nga ndeshja e javës së tetë të Superligës së hendbollisteve.

Skuadra mysafire ka mbajtur epërsi të lartë në pjesën e parë, që përfundoi 23-17.

Vendaset kanë bërë përpjekje në pjesën e dytë, janë afruar disa herë në rezultat, por pa rrezikuar epërsinë e Ferizajt. Kështu në fund rezultati ishte 43-37 për Ferizajn.

Kjo ishte ndeshja e vetme e së shtunës në Superligën e hendbollisteve.

Ivana Bojoviq udhëhoqi Ferizajn me 10 gola. Tetë i kishte Mirjeta Dinolli, kurse nga gjashtë i realizuan Simone Keita dhe Elsa Kongjeli.

Edona Radoniqi i shënoi 12 gola për Vëllaznimin, kurse nëntë i kishte Bora Zejnullahu.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori