LAJMI I FUNDIT:

Helmohen me ushqim mbi 30 persona në Malishevë, disa prej tyre janë dërguar në QKUK

Helmohen me ushqim mbi 30 persona në Malishevë, disa prej tyre janë dërguar në QKUK

Mbi 30 persona dyshohet se janë helmuar sot me ushqim në një lokal të ushiqmit të shpejtë në Malishevë, disa prej të cilëve janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe Spitalin e Prizrenit.

Në një komunikatë të Komunës së Malishevës thuhet se “mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policesë”.


Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është menaxhuar më sukses dhe situata është në kontroll të plotë.

“Disa nga të infektuarit janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe në spitalin e Prizrenit”, thuhet në komunikatë, në të cilën bëhet e ditur se Komuna do të njoftojë me kohë për detaje të tjera lidhur me rastin.

Ndërsa, burime të Telegrafit bëjnë të ditur se qytetarët e infektuar kanë konsumuar ushqim në një lokal të ushqimit të shpejtë “Fast Food”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori