LAJMI I FUNDIT:

‘Helm në filxhan çaji’ – si ndodhi helmimi i Aleksandar Litvinenkos, metoda e njëjtë që dyshohet të jetë përdorur edhe te Alexei Navalny?

‘Helm në filxhan çaji’ – si ndodhi helmimi i Aleksandar Litvinenkos, metoda e njëjtë që dyshohet të jetë përdorur edhe te Alexei Navalny?

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka shpallur Rusinë përgjegjëse për vdekjen e Aleksandar Litvinenkos.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Litvinenko ndërroi jetë në vitin 2006 pasi kishte pirë çaj të helmuar me Polonium-210, një izotop i rrallë radioaktiv.

Ai ishte sëmurë më 1 nëntor 2006 dhe vdiq disa ditë më vonë.

Litvinenko ishte një ish-spiun rus i cili ishte vrarë në qytetin Londër të Anglisë. 44-vjeçari kishte qenë oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) – ish-KGB-ja – dhe iku në Britani pasi kritikoi presidentin rus, Vladimir Putin.

Kush e vrau ish-spiunin rus?

Më 21 shtator 2021, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut potencoi se Rusia ishte përgjegjëse për vdekjen e Litvinenkos.

Vrasja e tij dyshohej se ishte firmosur personalisht nga Putini, diçka që Kremlini e ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Rusia është përgjegjëse për vdekjen ish-oficerit të sigurisë Aleksandar Litvinenko
Lexo po ashtu Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Rusia është përgjegjëse për vdekjen ish-oficerit të sigurisë Aleksandar Litvinenko

“Rusia ishte përgjegjëse për vrasjen e Aleksandar Litvinenko në Mbretërinë e Bashkuar”, tha gjykata në një deklaratë mbi vendimin e saj të fundit.

Dmitri Kovtun dhe Andrei Lugovoi, të cilët të dy përballen me sanksione amerikane, janë dy burrat e kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar për vrasjen e Litvinenkos.

Mbi një dekadë më parë, dyshja dyshohet se e kanë vrarë kritikun e Putinit duke përdorur poloniumin radioaktiv.

Në anën tjetër, hetimi për vdekjen e ish-spiunit zbuloi se ai ishte vrarë në një operacion të FSB-s.

Rusia që atëherë ka refuzuar të ekstradojë Kovtun dhe Lugovoi në mënyrë që ata të mund të përballen me gjyqin në Britani.

Detektivët britanikë të dërguar në Rusi për të hetuar menjëherë pas vrasjes tani kanë zbuluar se ata gjithashtu ishin helmuar në një sulm të dyshuar me bazë në Kremlin.

Përpos rastit të Litvinenkos, një rast tjetër helmimi që zgjoi botën në këmbë ishte edhe ai i Alexei Navalny-t që ndodhi në vitin 2020.

Më 20 gusht të vitit të kaluar, deri sa po kthehej nga qyteti Tomsk i rajonit të Siberisë për në Moskë, udhëheqësi opozitar rus Alexei Navalny kishte filluar të ndihej i sëmurë.

Aeroplani, me të cilin Navalny fluturoi u ul me urgjencë në Omsk, pasi ai papritmas filloi të ndihej keq, pasi piu një filxhan çaj.

Edhe pse ishte trajtuar në një spital të qytetit Omsk, autoritetet ruse kishin thënë se nuk është gjetur helm në trupin e politikanit opozitar.

Menjëherë pas kësaj, aktivistët në Gjermani kanë dërguar një aeroplan për ta sjellë Navalnyn në Berlin, në mënyrë që të merr një trajtim më të mirë.

Mjekët gjermanë evakuuan 45-vjeçarin, me kërkesën e gruas së tij dhe aleatëve, të cilët pohuan se kanë frikë që autoritetet ruse mund të fshehin të dhëna se si u sëmur.

Në rastin e Navalnyt, Bashkimi Evropian kishte rritur presionin ndaj Rusisë.

Ndonëse Rusia herë pas here ka mohuar pretendimet se ka pasur gisht në helmimin e Navalnyt, ky i fundit vazhdimisht ka hedhur akuza ndaj Kremlinit.

Dyshimet e para pasi Navalny u sëmurë ishte se i njëjti ishte helmuar me agjentin nervor Novichok. Pas disa muajve helmimi me Novichok ishte konfirmuar edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

“Substancat në gjakun e tij si dhe në urinë, kishin shfaqur karakteristika të ngjashme strukturore si kimikatet toksike që i përkisnin grupit Novichok”, kishte njoftuar OPCW.

Një hulumtim i përbashkët midis Bellingcat, The Insider, Der Spiegel dhe CNN ka zbuluar të dhëna që implikojnë Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë (FSB) në helmimin e politikanit Navalny.

Helmimi që ndodhi në muajin gusht 2020, duket se ka ndodhur pas viteve të mbikëqyrjes, i cili filloi në vitin 2017 menjëherë pasi Navalny njoftoi për herë të parë qëllimin e tij për të kandiduar për president të Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori