LAJMI I FUNDIT:

Hazard zbulon se a ishte pro apo kundër shkarkimit të Mourinhos

Hazard zbulon se a ishte pro apo kundër shkarkimit të Mourinhos

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, ka thënë se kurrë nuk ka dashur që Jose Mourinho të shkarkohet nga Chelsea.

Belgu ka zbuluar se ai ishte gjithmonë pas trajnerit portugez.


“Njerëzit flasin ashtu siç duan. Ishte një periudhë që unë nuk po luaja mirë, por thellë në shpirt kurrë nuk kam dashur të largohet Mourinho. Unë isha pas tij”.

“Kemi përjetuar raste të mira. Sezoni i kaluar nuk ishte aq mirë, por e kam rimarrë vetën. Jam kritikuar shumë, por kjo nuk ka pasur efekt te unë, jam rikthye te forma ime, thjesht”.

“Nuk kam pasur një vit të mirë, përveç muajit të fundit (me Chelseat). Kam pasur probleme, lëndime dhe humbje në formë. Por, tash shpresoj të vazhdoj me formën e mirë”, ka thënë Hazard për L’Equipe. /Telegrafi/