LAJMI I FUNDIT:

Haye: Të gjithë të mëdhenjtë rikthehen për të triumfuar, Muhammad Ali ishte frymëzimi im

Haye: Të gjithë të mëdhenjtë rikthehen për të triumfuar, Muhammad Ali ishte frymëzimi im
(Foto: Getty Images)

David Haye u desh t’i nënshtrohej operacionit në vitin e kaluar, vetëm disa orë pas meçit ndaj Tony Bellew, të cilin u detyrua ta dorëzonte në raundin e 11-të.

Ne duelin e zhvilluar në mars 2017, ish-kampioni i botës pësoi një lëndim serioz në tetivën e Akilit, ashtu që u desh të operohej. Menjëherë pas ai vazhdoi stërvitje për t’u rikthyer në nivelet e larta të boksit.

Rimeçi ishte caktuar të zhvillohej në dhjetor të vitit 2017, por gjatë stërvitjeve rutinë, ai pësoi një tjetër lëndim në muajin në nëntor dhe sërish u desh të futej në dhomën e ndërhyrjeve kirurgjike.

(Foto: Getty Images)

Sidoqoftë, 37-vjeçari tash është riaftësuar dhe sonte (e shtunë) do të duelojë me Bellew, i cili është dy vjet më i ri. Për këtë rikthim, Haye ka thënë se është motivuar nga legjenda Muhammad Ali.

Të gjitha lajme për David Haye
Lexo po ashtu Të gjitha lajme për David Haye

“Të gjithë kampionët e mëdhenj janë rikthyer pasi kanë rënë. Rikthimin më të madh e ka bërë Muhammad Ali”.

“Pas humbjeve nga Joe Frazier dhe Ken Norton, ai u kthye për t’i mposhtur të dy, pastaj e mposhti George Foremanin, kur askush nuk besonte në gjasat e tij”.

“Kjo e përforcon madhështinë e tij. Nuk po them se jam Ali – pasi dihet se nuk jam. Por, gjithë të mëdhenjtë, si Roberto Duran, Sugar Ray Leonard e Thomas Hearns, janë rikthyer. Duhet të rikthehesh”.

(Foto: Getty Images)

“Foreman u rikthye pas shumë vitesh dhe e nokautoi Michael Moorerin kur ishte 45 vjeçar. Njerëzit të kujtojnë kur rikthehesh në momentin që nuk je në formën më të mirë, jo në maksimumin tënd dhe ti duelon në nivelin më të lartë”, ka deklaruar Haye për Starsport.

Në rast se 37-vjeçari dështon të fitojë ndaj Bellew, ai do të pensionohet nga boksi, pasi e di që atëherë do të kishte gjasa minimale për të hyrë në ring me dy kampionët në fuqi, Anthony Joshua dhe Deontay Wilder. /Telegrafi/

David Haye u nokautua dy herë nga Tony Bellew në meçin e parë (Foto: Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori