LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Do të dorëzoj padi për shpifje ndaj autores së artikullit dhe RTK-së për prokuroren nga Peja

Haxhiu: Do të dorëzoj padi për shpifje ndaj autores së artikullit dhe RTK-së për prokuroren nga Peja

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar padi ndaj televizionit publik të Kosovës, për artikullin e publikuar lidhur me prokuroren nga Peja, Valbona Disha- Haxhosaj.

Siç kishte shkruar portali i televizionit publik, prokurorja në fjalë është shpërblyer me këtë post nga ministrja Haxhiu, për arrestimin e kryetarit të Istogut, Haki Rugova.


Tutje në artikull thuhet se “Haxhiu e shpërbleu prokuroren Disha Haxhosaj me postin e anëtares së provimit të Jurispodencës, përkundër që kjo e fundit përballet me procedurë disiplinore dhe ka shkelje të kodit të etikës”.

Haxhiu nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka theksuar se nuk është kundër artikujve kritik, por sipas saj lajmi i RTK-së, është ‘Fake News”.

“Nuk jam aspak kundër lajmeve e artikujve kritikë, por vërtetë janë bërë shqetësuese artikujt pa asnjë fakt e argument që për bazë kanë vetëm paragjykimin e trillimin. Lajmit të sotëm publikuar në RTK me titull: ‘’MINISTRJA HAXHIU SHPËRBLEN PROKUROREN QË E ARRESTOI HAKI RUGOVËN’’ nuk mund t’i them asgjë tjetër përveç ‘Fake News’”.

“Në Republikën e Kosovës askush nuk mund të ndalojë të drejtën e shprehjes, mendimit të lirë, por prapa kësaj të drejte nuk mund ta fshehim dezinformimin sikur ky artikull. Liria e shprehjes nuk nënkupton asesi cenimin dhe sulmin pa bazë ndaj një personi, kushdo qoftë ai”.

“Me qëllim zbardhjen edhe më shumë të kësaj të pavërtete, mbështjen për median e vërtetë dhe raportimin korrekt, unë do të dorëzojë padi për shpifje ndaj autores së artikullit dhe mediumit që e ka publikuar këtë të pavërtetë. Ky ishte opsioni i fundit si përgjigje ndaj këtij artikulli të rremë dhe kësaj mendësie të sulmit të pabazuar”, ka shkruar Haxhiu, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori