LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Procesi i vettingut fillon më së largu në fund të korrikut

Haxhiu: Procesi i vettingut fillon më së largu në fund të korrikut
Foto: Arkiv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes profilit të saj në Instagram u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

E pyetur se sa do të zgjasë procesi i vettingut, ministrja ka treguar shembujt e vendeve tjera.


“E rëndësishme është që procesi të jetë sa më mirë i përgatitur. Bazuar në praktikat e vendeve tjera, ky proces ka zgjatur më shumë se 5 vite. Ne do ta organizojmë në atë mënyrë që të jetë sa më lehtë i zbatueshëm”, ka shkruar Ministrja e Drejtësisë.

Mirëpo pas dhënies së dritës së gjelbër nga Venecia, kur pritet të filloj procesi i vettingut.

Ministrja thotë se janë disa procese që duhet respektuar, por sipas saj procesi do të fillojë nga fundi i korrikut.

“Rregullorja për punën e Qeverisë na obligon që amandamentet kushtetuese t’i vendosim në konsultime. Posa të përmbyllen këto konsultime lidhur me amendamentet kushtetuese, ne do t’i përcjellim të njëjtët në Kuvend për diskutim dhe votim. Më së largu deri në muajin korrik”, ka njoftuar Haxhiu.

Haxhiu për Vettingun: Do të fillojmë nga krerët e institucioneve të drejtësisë
Lexo po ashtu Haxhiu për Vettingun: Do të fillojmë nga krerët e institucioneve të drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të shtunën ka thënë se nga Komisioni i Venecias kanë marr dritën e gjelbër për fillimin e Vettingut në drejtësi dhe Themelimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë konferencës për media ka potencuar se në Kosovë do të ketë Vetting duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se do të ketë verifikim të listave të veteranëve.

Sallahu për Vettingun dhe Byronë: Jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë
Lexo po ashtu Sallahu për Vettingun dhe Byronë: Jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë

Ajo ka shkruar në Instagram se kushdo qoftë që edhe një minutë e ka mbajtur uniformën e UÇK-së, meriton përulësi, respekt dhe mbështetjen nga shteti, por jo edhe ata të cilët nuk kanë qenë në luftë.

“Do të ketë verifikim të listave të veteranëve. Ata nëse nuk tërhiqen, duhet të largohen nga lista, sepse është dëm i madh i së kaluarës, tashmes dhe së ardhmes”, ka shtuar Haxhiu.

Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (i njohur me termin: Vetting) ka për qëllim ngritjen e një sistemi rivlerësimi tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim rritjen profesionale të tyre, luftimin e korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar, politikës dhe elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori