LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu priti në takim komisioneren e Këshillit të Evropës, biseduan për reformat e nisura në drejtësi

Haxhiu priti në takim komisioneren e Këshillit të Evropës, biseduan për reformat e nisura në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në një takim zyrtar, komisioneren për të Drejtat e Njeriut në KE, Dunja Mijatoviç, me ç ‘rast diskutuan për reformat e nisura nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas një njoftimi për media, ministrja Haxhiu e njoftoi Komisioneren Mijatoviç për punën që është bërë deri tani në kuadër të reformës në drejtësi si dhe me politikat që avancojnë të drejtat e njeriut.


“Ministrja e njoftoi komisioneren Mijatoviç për punën që është bërë deri tani në kuadër të reformës në drejtësi si dhe me politikat që avancojnë të drejtat e njeriut si dhe veprimet që janë ndërmarrë në adresimin institucional të dhunës në familje dhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe punën gjithëpërfshirëse në kuadër të strategjisë për drejtësi tranzicionale”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimit, ministrja Haxhiu përmendi edhe Kodin Civil si një dokument të rëndësishëm në avancimin e të drejtave të njeriut si dhe tregoi rëndësinë që ka për vendin dhe qytetarët anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Me ç ‘rast përveç tjerash kjo do të ndikonte edhe në përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë, duke krijuar kushte më të përshtatshme për të implementuar praktikat më të mira rrjedhimisht ngritjen e standardeve të respektimit të të drejtave të njeriut”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/     

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori