Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e marrë nga qytetarët e Anamoravës dhe Luginës gjatë aktiviteteve elektorale.

Përmes një mesazhi publik, Hasanpapaj falënderoi qytetarët për pritjen dhe përkrahjen që i kanë dhënë gjatë fushatës.


“Anamoravë e Luginë, faleminderit nga zemra për pritjen, përkrahjen dhe dashurinë që na dhatë!”, ka deklaruar ai.

Hasanpapaj garon në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në listën e LDK-së me numrin 34.

Ai ka vazhduar takimet me qytetarë në rajone të ndryshme, duke kërkuar mbështetje për subjektin e tij politik dhe programin që përfaqëson. /Telegrafi/