Kërkesa e presidentit Hashim Thaçi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës, i cili flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, sipas ish-kryetarit të kësaj gjykate, Enver Hasani, ka dy qëllime.
Thaçi ka pyetur Kushtetuesen nëse konsiderohen të ratifikuara marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga Presidenti, pa i çuar fare në Kuvend dhe pa miratimin e deputetëve.
Si shembull ka përmendur vazhdimin e mandatit të EULEX-it, që është bërë vetëm nëpërmjet letërkëmbimit të letrave mes tij dhe përfaqësueses së lartë të BE-së.
Hasani, në një intervistë për Ekonomia Online, vlerëson se synimi i parë i Presidentit është paralizimi i Gjykatës Speciale.
Sipas Hasanit, në rast se Kushtetuesja do të konstatonte se vazhdimi i mandatit të misionit të BE-së është dashur të miratohet nga Kuvendi, atëherë puna e EULEX-it si i autorizuar nga Gjykata Speciale për t’i kryer arrestimet e mundshme në Kosovë, do të ishte e paefektshme. Kjo pasi marrëveshja do të kërkonte 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, për të cilën Hasani beson se është vështirë e arritshme.
“Qëllimi parësor është që ta çojë në pauzë veprimin e Gjykatës së Hagës, Gjykatës Speciale, që ta bëjë jo efektive në territorin e Kosovës, për shkak se në rast se Gjykata do të thoshte që ajo marrëveshje duhet të shkojë në ratifikim dhe ratifikimi kërkon 2/3 (të votave), atëherë ajo nuk do t’i fitonte ato vota dhe për pasojë veprimet në territorin e Kosovës, sa i përket Gjykatës Speciale, autoritetit implementues që është misioni i EULEX-it, do të ishte i paefektshëm”.
Hasani deklaron se nëse Gjykata Kushtetuese do të thoshte që nuk ka pasur nevojë për ratifikim, atëherë këtë Thaçi do ta përdorte si precedent për të biseduar dhe nënshkruar marrëveshje me Serbinë, e cila mund të përfshijë edhe ndryshimin e territorit.
“E dyta, në qoftë se Gjykata do ta thoshte të kundërtën e kësaj, që nuk ka nevojë ratifikim, atëherë këtë ai do ta përdorte si precedent për të negociuar dhe nënshkruar marrëveshje që lidhen me çështje të sovranitetit territorial dhe nacional të Kosovës, nga paragrafi 18.1. Sepse do ta merrte si të mirëqenë se vetëm Presidenti mund të nënshkruajë çfarëdo lloj marrëveshje ndërkombëtare, gjë që nuk është e vërtetë”.
“…. po të thoshte se duhet të shkojë në Kuvend, do të thotë objektivisht të pezullohej veprimi i autoritetit implementues që është EULEX-i dhe për pasojë derisa të vendoste Kuvendi, këtu është vetëm hipotetikisht, atëherë do të pezullohej puna dhe veprimi efektiv i Gjykatës Speciale në territorin e Kosovës. Mirëpo në anën profesionale, kërkesa nuk do të duhej të ishte e lejueshme. Pse? Sepse me sa kam parë në gazetë, objekt i kërkesës është kontrolli kushtetues ose i kushtetutshmërisë së marrëveshjes ndërkombëtare që është arritur përmes këmbimit të letrave. Do të thotë, shefi i shtetit do ta dijë nëse ajo marrëveshje është kushtetuese, përkatësisht nëse është dashur që të shkojë në Kuvend apo ka hyrë në fuqi me nënshkrim. Do të thotë, për një akt ‘post festum’”.
Sipas këtij neni 18.1 të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për disa çështje dhe mbi të gjitha për territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake.
Çështjet që i trajton ky nen, sipas Hasanit, nuk ka të drejtë t’i nënshkruajë as Presidenti dhe asnjë organ në Kosovë, pa mandat të qartë nga Kuvendi i Kosovës. Ai vlerëson se pa këtë mandat nuk mund as të diskutohen në tavolinë, e lëre më të arrihet ndonjë marrëveshje.
Hasani tutje thotë se kërkesa e Presidentit drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka për objekt një marrëveshje të nënshkruar nga vetë ai, e cila ka hyrë në fuqi dhe nuk mund të zhbëhet.
“Unë besoj që qëllimi primar është paralizimi i Gjykatës Speciale. Ajo që nuk është arritur me ligj vitin e kaluar, duan ta bëjnë përmes pyetjeve të palejueshme kushtetuese, të cilat për objekt kanë vlerësimin. Kërkesa e letrës së Presidentit të Kosovës është: nëse marrëveshja që e ka nënshkruar, ka hyrë në fuqi sipas ligjit ndërkombëtar. Tash të pyetet a është kushtetuese apo nuk është dhe kjo është e pa objekt, sepse Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë të marrëveshjeve ndërkombëtare”.
“Kjo e bën të palejueshme, sepse pyetja kushtetuese duhet të shtrohet për një çështje kushtetuese e cila i hyn në punë shefit të shtetit ose Qeverisë në ushtrimin e funksioneve të tyre nga nenet respektive të Kushtetutës. Në këtë rast nuk flitet, sepse ai e ka nënshkruar marrëveshjen, ajo ka hyrë në fuqi, nuk mund të zhbëhet, deshi apo nuk deshi, sepse kjo marrëveshje nuk i nënshtrohet ratifikimit në Kuvend”.
“Pse? Sepse ekziston një amendament kushtetues që është neni 124, amendament për nenin 162 të Kushtetutës, që është bërë në vitin 2015, që Gjykata Kushtetuese sa kam qenë unë i ka dhënë dritë të gjelbër sa i përket kushtetutshmërisë dhe me të cilën është bartur sovraniteti gjyqësor në lëmin penal dhe kushtetues në të gjitha instancat”.
Hasani që ligjeron lëndën e së drejtës ndërkombëtare sqaron se çka parasheh 18.1 dhe 18.2 i Kushtetutës për këtë çështje.
“Ai mendon që ka të drejtë kushtetuese që të nënshkruajë si marrëveshjet nga neni 18.1 si marrëveshjet nga neni 18.2. Kjo nuk është e vërtetë, ai ka të drejtë shprehimisht vetëm marrëveshjet e nenit 18.2. Marrëveshjet 18.2 në Kushtetutën e Irlandës, Afrikës së Jugut, në plot vende të Evropës janë marrëveshje implementuese tekniko-administrative që i nënshkruajnë ose Qeveria ose shefi i shtetit. Gjithmonë po flasim për demokraci kushtetuese parlamentare, siç është Kosova, Irlanda, Afrika e Jugut”
“Marrëveshjet nga neni 18.2 në Kosovë dhe në krejt botën që i nënshkruan Qeveria ose Presidenti ose Mbreti kanë natyrë të marrëveshjeve të dorës së dytë që nuk i kontrollon Kuvendi sepse ato nuk kanë peshë për territor, s’kanë peshë për aleanca, s’kanë peshë për kufij sepse janë të dorës së dytë dhe zbatojnë një marrëveshje ose një Kushtetutë tjetër. Në rastin e Kosovës ajo është neni 162 ose amendamenti 24, me të cilin Kuvendi me 2/3 e ka bartur tërësisht kompetencat dhe ka thënë duhet me u gjet një ligj i veçantë dhe bartja e selisë dhe të tjerat bëhen me marrëveshje me këmbim. Edhe bartja e selisë nuk është ratifikuar. Këtë mandat është bërë bartja e selisë në Hagë sepse është obligim ndërkombëtar, e ke barrë me amendament”, thotë Hasani.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes