38 sulme verbale dhe fizike janë regjistruar gjatë 7 muajve të fundit ndaj personelit mjekësorë në vendin tonë. Gjatë këtij harku kohorë janë ngritur 33 kallëzime për Kundërvajtje. Zv. ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, thotë se numri i rasteve kur është sulmuar personeli mjekësorë është më i lartë, mirëpo situatat e evidentuara në institucionet kompetente janë ato më konfliktuozet. Ai thotë se gjendja me pandeminë e ka bërë edhe më të vështirë këtë periudhë si për mjekët ashtu edhe për pacientët.
“Unë mendoj se numri është shumë më i lartë. Të mos definojmë vetëm rastet ekstreme kur sulmi verbal është i dëshmuar dhe i dokumentuar nga ana e MPB-së. Këtu prapë e përsëris se është i pranishëm fenomeni i ajsbergut, ku duket vetëm maja në sipërfaqe, mirëpo krejt dika tjetër ndodh nën det. Nuk e shohim të gjithë akullin, por shohim vetëm një pjesë të vogël që është e paraqitur dhe që është numri 38 që përmendët ju. Është situatë shumë e pakëndshme”, deklaroi Ilir Hasani, zv. ministër i Shëndetësisë.
Bluzat e bardha tashmë disa vite kërkojnë sjelljen e një ligji që do të mbrojë më shumë integritetin e tyre profesional, por që do t’u mundësonte edhe më shumë siguri fizike. Kjo ka mbetur vetëm kërkesë. Zv. ministri Hasani thotë se tashmë janë hedhur hapa në këtë drejtim, duke theksuar se duhet bërë kujdes maksimal që ligji të ketë një baraspeshë mes të drejtave të pacientit dhe të personeli mjekësorë dhe të mos jetë mjet keqpërdorimi qoftë nga njëra apo tjetra palë.
“Unë si mjek sigurisht se do të kisha mbrojtur dhe do të kisha vendosur shumë më tepër nene që mbrojnë mjekët dhe do e kisha rënduar shumë më shumë pacientin, por nuk është ashtu. Ne duhet të shohim të dyja anët e të drejtës. Gjithsesi se duhet t’i mbrojmë edhe pacientët nga mjekët e pandërgjegjshëm, raste të cilat ndodhin më rrallë, por që definitivisht duhet t’i marrim në konsideratë”, tha Ilir Hasani, zv. ministër i Shëndetësisë.
Në bazë të evidencës së Ministrisë së Punëve të Brendshme 10 nga këto incidente janë regjistruar në Shkup dhe Kumanovë, 8 në Strumicë, 5 në Tetovë, 3 në Manastir dhe nga një në Veles dhe Shtip./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore