LAJMI I FUNDIT:

Hartuesi i Marrëveshjes së Ohrit tregon sfidat deri te firmosja

Hartuesi i Marrëveshjes së Ohrit tregon sfidat deri te firmosja

Sot bëhen 20 vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, kontrata në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve e cila i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja e cila u arrit me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare dha kontribut për zgjidhjen politike të krizës ndëretnike në vendin fqinj. Dy dekada pas nënshkrimit, hartues të kësaj marrëveshjeje thonë se përfaqësimi i shqiptarëve në institucione dhe vendimmarrje ende është larg asaj çka kanë paraparë me Marrëveshjen e Ohrit.

Xhevdet Nasufi, një prej hartuesve te kësaj marrëveshje, në një interviste për KosovaPress tregon si erdhi deri të Marrëveshja e Ohrit, çfarë synuan shqiptarët përmes saj dhe në cilat fusha ka mungesë të zbatimit.

Nasufi, atë kohë ministër i Drejtësisë pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare, bashkë me kreun e partisë, Arbën Xhaferi i cili ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit, morën pjesë në negociatat që zgjatën rreth dhjetë ditë e që rezultuan me marrëveshje paqe në mes te dy komuniteteve.

Marrëveshja u nënshkrua edhe nga kryetari i shtetit atëherë, dhe ndërmjetësuesit amerikanë dhe evropianë.

“Ne fundin e luftës pothuajse, në aksionet e fundit luftarake veçmas në Tetovë, grupi ynë, të cilin fillimisht e përbënte Arben Xhaferi dhe unë si ministër i Drejtësisë që isha në atë kohë më qeveri, filluan përgatitjet për marrëveshjen e Ohrit. Kishim nderin dhe fatin që në atë parapërgatitje të marrëveshjes kishim intelektualë të mirëfilltë amerikanë të cilët kishin marrë pjesë edhe në përgatitjen e marrëveshjes së Dejtonit. Kështu që në atë takim disaditësh kur akoma nuk kishin pushuar tytat e armëve prej maleve të Sharrit, ndodhi që te lindin edhe idetë e para që sot quhet marrëveshja kornizë e Ohrit”, tregon Nasufi.

Nasufi thotë se negociatat fillimisht kishin nisur në Shkup, por që ishin të ashpra e konfrontuese, dhe me kërkesë të përfaqësuesit amerikan ato u vazhduan në qytetin e Ohrit, pranë liqenit që lidh Shqipërinë e Maqedoninë.

“Faktori ndërkombëtar në krye me amerikanët jo shumë pak vendime edhe i imponoi, nuk është shume vullnet politik të respektohet i gjithkujt dhe të prishet strategjia e dikujt në rrethana dhe korniza ndërkombëtare, fjala vjen për Ballkanin, nuk mundet Maqedonia të destabilizohet në masën e çrregullimit sepse lufta ndëretnike qytetare ishte afër, unë isha njëkohësisht në ato rrethana, udhëhiqja delegacionin maqedonas në biseda me Unionin Evropian para se të nënshkruhet marrëveshja e stabilizim-asociimit, dhe atje Trojka evropiane te cilën atë kohë ishin edhe spanjollët, andaj edhe ministri spanjoll i Jashtëm ishte gati shpesh prezent në Ohër, sikurse edhe Solana, u pa qartë atje se ata shprehin shqetësimin se në Maqedoni mund te ndodh destabilizim më i madh gjë qe nuk është në interes as të Maqedonisë, as të Ballkanit, as të shqiptarëve. Prandaj Marrëveshja e Ohrit u imponua në një mënyrë në disa pika prej ndërkombëtarëve, e veçmas gjuha shqipe ishte pjesa më kontestuese si element i rëndësishëm i shtetësisë së një kombi që të jetë shtet formues. Neve si shqiptar pranuam që edhe lufta të pushojë, edhe të garantohet paqja, edhe të garantohet uniteti territorial i Maqedonisë por me një kusht që shqiptarët te jenë elementi shtetformues”, thotë ai.

Sipas Nasufit, një prej parimeve më të rëndësishme ishte konsolidimi i paqes dhe ruajtja e unitetit territorial të vendit.

Duke theksuar se bisedat me palën maqedonase ishin të vështira, Nasufi shton se kishin hasur në kundërshtimin e tyre në disa pika.

“Maqedonasit gati në çdo pikë kanë kundërshtuar, mirëpo është absurde qe pas konflikteve të tilla siç ishte edhe konflikti i armatosur në Maqedoni, të arrihet marrëveshje politike dhe mos të ketë kundërshtime ose mos të jetë faktori i ndërmjetësimin”, shton ai.

Sipas Nasufit, Marrëveshja kornizë e Ohrit vendos në parim për përdorimin e gjuhës shqipe në vendet ku popullsia është 20% shqiptare, por sipas tij, është dashur të bëhet më shumë me ligjin për gjuhët që Nasufi thotë se është i mangët.

“Propozimi i 20% i cili nuk interpretohet ne mënyrë shumë te drejtë, ishte një moment që për ato rrethana ishte i vetmi i mundshëm, por nuk ishte fryma që në këtë tani do ta zbatojmë në Strugë, Tetovë apo gjetiu, por ajo të jetë gjuhë zyrtare, është lëshim strategjik që me ndryshimin e ligjit për gjuhën, bile edhe politikanë nga Shqipëria erdhën të kontribuojnë por kontribuuan jo bash mirë dhe ligji është i gjymtë sepse gjuhën shqipe nuk e zyrtarizuan, sepse parimi i marrëveshjes së Ohrit ishte qe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, të rregullohet ne ligj. […] Neve kur kemi thënë që përfaqësimi i drejtë dhe proporcional do te thotë integrim kualitativ i shqiptarëve ne sistem, jo te pranojmë disa policë të rrugëve, disa referentë, të pranojmë rintare nëpër objekte, nuk themi që nuk ka edhe funksionarë, por në vendimmarrje, dhe në funksionet më shtetërore. Në Maqedoni nuk mund të bëhet kryeministri shqiptar, nuk mund te bëhet kryetari i shtetit shqiptar, ne kemi ende parti politike nacionale, nuk është zgjedh çështja nacionale në Maqedoni, të thotë kush sa të dojë, mirëpo procesi i avancimit ka bazën juridike, ka bazën politike, ka bazën shoqërore, pse nuk u shfrytëzua maksimalisht, është çështje e jona”, thotë Nasufi.

20 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Nasufi i cili ishte drejtpërdrejt i kyçur në këtë proces, vlerëson se politikanët shqiptarë nuk kanë bërë mjaftueshëm që të tejkalohet koncepti i së kaluarës me pronësinë mbi shtetin.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori