MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një 51-vjeçari nga Veleshta për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.

"SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër B.H. (51) nga fshati Veleshtë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese” dhe “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.


Nëpunës policorë kanë kryer kontroll në shtëpinë e të denoncuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar pushkë automatike me karikator dhe fishekë, pistoletë me karikator dhe fishekë, si dhe revolver, ndërsa gjatë kontrollit personal ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar edhe një materie e ngurtë e bardhë", thonë nga MPB./Telegrafi/