LAJMI I FUNDIT:

Harry Kane zbulon mënyrën se si Tuchel e bindi atë që t’i bashkohet Bayernit

Harry Kane zbulon mënyrën se si Tuchel e bindi atë që t’i bashkohet Bayernit

Harry Kane iu bashkua Bayern Munichut pasi shpenzoi 14 vite me Tottenham Hotspur dhe tani ka zbuluar mënyrën se si Thomas Tuchel e bindi atë që të transferohej në Gjermani.

Sulmuesi anglez ka pasur një start të mrekullueshëm me bavarezët teksa ka shënuar 22 gola në pjesën e parë të sezonit, duke barazuar rekordin e Robert Lewandowskit për më së shumti gola në pjesën e parë të sezonit në histori të Bundesligas.


Në një intervistë për Kicker, kapiteni i Anglisë ka diskutuar gjithashtu mundësinë e një rikthimi të mundshëm në Ligën Premier, aty ku është vetëm 47 gola larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kampionatit.

Ai momentalisht ka 260 gola të shënuar teksa Alan Shearer i cili mban rekordin ka 307 sosh.

“Thomas më tregoi idetë e tij, ku më sheh mua në ekipin e tij, çfarë na duhet dhe si mund ta përmirësoj ekipin. Ai investoi shumë dhe kjo më bëri përshtypje mua. Thomas ka ide të mira taktike dhe e di si të luajë”, ka thënë fillimisht Kane.

Harry Kane fillon të lë gjurmë në Bundesliga, barazon rekordin e madh të Lewandowskit
Lexo po ashtu Harry Kane fillon të lë gjurmë në Bundesliga, barazon rekordin e madh të Lewandowskit

“Ai sjell pasion dhe energji të mirë kur hyn në zhveshtore. Unë më pëlqen ta dëgjoj atë dhe të mësoj. Thomas dhe unë bisedojmë shumë rreth futbollit, ne flasim rreth ndeshjeve dhe rreth asaj se çfarë ka ai nevojë për mua”, u shpreh ai.

“Unë jam krenar për numrin e golave të shënuar në Ligën Premier, por për të thyer këtë rekord nuk ka qenë asnjëherë prioriteti im kryesor. Aq më shumë i afrohesha atij në vitet e fundit, më shumë flitej rreth saj, natyrisht, por ne duhet të presim. Kush e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Unë jam këtu tek Bayerni dhe jam i koncentruar në këtë”, përfundoi Kane./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori