LAJMI I FUNDIT:

Harry Kane në dyshim për ndeshjen ndaj SHBA-së, duhet të bëjë një skanim në kyçin e këmbës

Harry Kane në dyshim për ndeshjen ndaj SHBA-së, duhet të bëjë një skanim në kyçin e këmbës

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka pësuar një lëndim në ndeshjen me Iranin dhe mund të mungojë në ndeshjen e radhës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të zhvillohet të premten.

Sulmuesi i Tottenhamit do t’i bëjë një skanim të kyçit të këmbës për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit.


29-vjeçari nuk shënoi në ndeshjen e parë, por dha dy asistime në fitoren 6-2 të “Tre Luanëve” kundër Iranit.

Kane i ka frikësuar tifozët e Anglisë në fillim të pjesës së dytë, kur u rrëzua dhe mbante me dorë këmbën e djathtë për shkak të dhimbjes.

Kapiteni arriti të luante deri në minutën e 75-të, por u larguar nga fusha duke çaluar.

Federata e Futbollit të Anglisë (FA) nuk dha detaje për dëmtimin e Kane, por sulmuesi do t’i nënshtrohet një skanimi përpara ndeshjes të së premtes me SHBA-të.

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, kishte minimizuar shqetësimet për gjendjen e tij fizike në konferencën për shtypin menjëherë pas ndeshjes me Iranin, por e vërteta është se kapiteni është në dyshim të paktën për ndeshjen e radhës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori