LAJMI I FUNDIT:

Harrojeni gafën e Courtois, portieri i Leverkusenit shënon autogolin e shekullit

Harrojeni gafën e Courtois, portieri i Leverkusenit shënon autogolin e shekullit

Portieri i Bayer Leverkusenit, Lukas Hradecky prodhoi një moment çmendurie ndërsa shënoi ‘autogolin e shekullit’ të shtunën pasdite.

Para disa ditësh, portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois bllokoi rrjetet sociale pas një gafe të madhe me kombëtaren e Belgjikës.

Courtois në ndeshje ndaj Danimarkës pranoi një gol pas një topi të kthyer nga Nacer Chadli, por reagimi i dobët bëri bujë të madhe.

Gafa amatore e portierit Courtois ka pushtuar rrjetet sociale në mbarë botën
Lexo po ashtu Gafa amatore e portierit Courtois ka pushtuar rrjetet sociale në mbarë botën

Megjithatë, gafa e Courtois është harruar shpejtë pasi tani bujë të madhe në rrjetet sociale po bën portieri i Leverkusenit, Hradecky.

Një pasim mbrapa shkoi tmerrësisht keq për Hradecky, i cili me një reagim shumë të dobët e futi topin në portën e tij, duke prodhuar ‘autogolin e shekullit’.

Autogoli i Hradecky erdhi në minutën e 47-të duke ia mundësuar Armenia Bielifeldit ta barazojnë rezultatin 1-1.

Në fund, ky gol ishte ndër më vendimtarët në humbjen 2-1 të Leverkusenit, pasi pranuan edhe një gol në fund të ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori