LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Taksa nuk u vendos kurrë kundër aleatëve të Kosovës, duhet të jemi unik përballë Serbisë

Haradinaj: Taksa nuk u vendos kurrë kundër aleatëve të Kosovës, duhet të jemi unik përballë Serbisë

Në Kuvendin e Kosovës, ka nisur seanca e jashtëzakonshme për heqjen e taksës. Në emër të AAK-së si grup parlamentar i cili ka iniciuar këtë seancë, foli deputeti Daut Haradinaj i cili tha se taksa ndaj Serbisë nuk duhet të hiqet.

Haradinaj shtoi se vendosja e taksës ndaj Serbisë nuk ishte e rastësishme.


“Vendosja e taksës nuk ishte e rastësishme, ishte masë ndëshkimi ndaj Serbisë e cila nuk e kursente asnjë formë për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Taksa ishte fillimisht goditje ekonomike ndaj Serbisë”, tha Haradinaj.

Deputeti i AAK-së, shtoi se taksa nuk ishte vendosur asnjëherë kundër aleatëve të Kosovës, shkruan Telegrafi.

“Taksa u vendos kundër Serbisë dhe asnjëherë të vetme nuk është vendosur ndaj aleatëve tanë që e ndihmuan shtetësinë e Kosovës. Presioni për heqjen e taksës edhe pse ishte i madh, nuk i lëkundi institucionet tona. Kosova nuk duhet as tash të dorëzohet ndaj Serbisë”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj tha se e kujton kohën kur kryeministri aktual, Albin Kurti rrokullisi veturat e EULEX-it, protestat e përgjakshme e arrestimet e aktivistëve vetëm e vetëm për ta penguar agresionin e Serbisë dhe barkodin 860.

“Tashmë pe shohim se kryeministri është dorëzuar ende pa i ardhur presioni serioz. Kryeministri shkeli mbi prodhuesit vendor… Sot kemi 100 arsye të kundërshtojmë heqjen e taksës, e aq më shumë që Kosova nuk e ka garancinë e SHBA-ve që me heqjen e saj do ta sigurojë njohjen e Kosovës nga Serbia”, tha Haradinaj.

Ai ftoj deputetët që të jenë unik përball Serbisë.

“Ju ftoj të jemi unik përball Serbisë… dhe t’ia bëjmë të qartë të gjithëve që pavarësia e 17 shkurt dhe integriteti territorial është i pa negociueshëm”, tha Haradinaj.
Haradinaj në fund pyeti kryeministrin Kurti se përse i buzëqeshi Bërnabiqit duke i kërkuar që të mos e largoi taksën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori