LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj sqaron pse e pyeti Kurtin në Kuvend “Mos je njeri i Serbisë”

Haradinaj sqaron pse e pyeti Kurtin në Kuvend “Mos je njeri i Serbisë”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për deklaratat që ka bërë në Kuvend në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj në “Debat Plus” thotë se nuk ka mundur të heshtë ndaj përgjithësimeve që kishte bërë Albin Kurti në Bruksel sa i përket kriminelëve të luftës në Ballkan.


“Kurti nuk e ndau Kosovën nga ajo deklaratë. Unë si ish-kryeministër nuk mund të mos e vlerësojë drejtë dëmin që kjo deklaratë i bënë Kosovës…Kurti foli me gjuhën e njëjtë për pjesëmarrësit në luftëra si për Mlladiqin, si për Serbinë si për mua”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i AAK-së thotë se edhe Serbia ka tentuar të barazojë kriminelët serb të luftës me boshnjakët, kroatët por edhe shqiptarët.

“Edhe Kurti në Bruksel foli më gjuhën e Serbisë. Për ata arsye ja kam bërë pyetjen se “mos jeni rekrutuar nga Serbia”. Pra për shkak të dëmit që na ka bërë gjuha e tij nga Brukseli”.

Haradinaj thotë se deklarata e Kurtit në Bruksel ishte me e keqe se që kishte bërë Jabllanoviqi ndaj nënave Gjakovare.

Ai thotë se Kurti në Bruksel u deklarua sikurse të ishte kryetar i Jugosllavisë e jo i Kosovës.

Haradinaj në Kuvend pyet Kurtin: “Mos je agjent i Serbisë?”
Lexo po ashtu Haradinaj në Kuvend pyet Kurtin: “Mos je agjent i Serbisë?”

Kurti në Bruksel me 18 maj kishte deklaruar se “edhe më tej, në Ballkanin Perëndimor kemi edhe kriminelë të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione”.

Kurti në Bruksel: Kemi kriminelë të luftës në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Lexo po ashtu Kurti në Bruksel: Kemi kriminelë të luftës në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e 20 majit në  Kuvendin e Kosovës ka pyetur kryeministrin Albin Kurti “Mos je njeri i Serbisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori