LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në shëndetësi ende ka punë për t’u bërë

Haradinaj: Në shëndetësi ende ka punë për t’u bërë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në Ditën Botërore të Shëndetit tha se ende ka probleme në fushën e shëndetësisë në Kosovë dhe se mjekët nuk i kanë kushtet e mira të punës.

Haradinaj këtë deklaratë e bëri në “Ditën Botërore të Shëndetit”, në aktivitetin organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.


Ai tha se edhe pse janë dhënë 20 milionë euro shtesë për këtë dikaster nuk janë të mjaftueshme për një shëndetësi më të mirë.

Kryeministri i vendit tha se stafi mjekësor nuk i ka kushtet e mira të punës, ndërsa i quajti edhe heronj të  këtij vendi.

“ E kam parë me sytë e mi se në çfarë situatash ndodhen mjekët, teknikët mjekësore që janë heronj të këtij vendi. E di nëpër çka kalojnë dhe çka përballen, dhe e di çfarë lufte bëhet për shëndetin e qytetarit tonë. Se a janë të trajtuar dinjitetshëm në paga dhe këtë e di që gjendjen nuk e kanë mirë. Infrastrukturën në shëndetësi e kemi bukur të vjetër e një pjesë të kësaj infrastrukture i mungojnë kushtet sanitare të rënduara. Situatën me barna e kemi ende sfidë, listat e gjata të pritjes ende janë prezentë, shërbimet në raste të caktuara nuk i përgjigjen kërkesave të pacientit jo pse i  mungon vullneti dhe shërbimi i mjekut apo shërbimit mjekësore, por rrethanat e pamundësojnë një gjë të tillë”, tha tutje Haradinaj.

Kryeministri theksoi se Qeveria, e në veçanti Ministria e Shëndetësisë ka treguar seriozitet në ngritjen e cilësisë në  fushën e shëndetësisë.

Kryeministri i vendit po ashtu u bëri thirrje të gjithë partnerëve vendor dhe ndërkombëtar që të punojnë bashkërisht në rregullimin e kësaj situate në shëndetësi.

“ E shoh një seriozitet për përballjen me problemet në shëndetësi dhe dëshiroj të ju ndihmojë. Në të njëjtën kohë i ftoj dhe partnerët vendor dhe ndërkombëtarë që të jemi bashkë për të ndihmuar në këtë aspekt. Është përgjegjësi e jonë që t’i krijomë zgjidhje në vendin tonë”, u shpreh Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori