LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mirënjohje për komunitetin shqiptar në SHBA, për kontributin e parezervë në çdo etapë të shtetkrijimit

Haradinaj: Mirënjohje për komunitetin shqiptar në SHBA, për kontributin e parezervë në çdo etapë të shtetkrijimit

Kryeministri në detyrë, dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thurur lavdë për shqiptarët në Amerikë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka shprehur mirënjohje të madhe ndaj tyre, për siç ka thënë kontributin e parezervë në çdo etapë të shtetkrijimit e shtetbërjes së Kosovës.


“Me mirënjohjen e thellë për komunitetin shqiptar në SHBA, kontributin e parezervë në çdo etapë të shtetkrijimit e shtetbërjes së Kosovës, ju ftoj të na bashkangjiteni në fitoren e radhës që thirret si fitore e sovranitetit e guximit për t’u bashkuar rreth kauzës sonë të përbashkët, Kosova 100%”, ka thënë Haradinaj.

Ai është shprehur se, përkrahja e shqiptarëve në SHBA, ndikon në zhvillimin e Kosovës në të gjitha sferat.

“Rrugëtimin tonë nuk e kishim të lehtë, por e kishim të sigurtë me ju përkrah. Përkrahja juaj morale e fizike është boshti dhe obligimi ynë, që të përkushtohemi për një atdhe 100% brenda kufijve tonë. Koha t’ua kthejmë qytetarëve tonë mundësinë për një jetë të dinjitetshme pa pikëpyetje të shtetësisë e me hapin drejt zhvillimit tonë të brendshëm ekonomik e shoqëror”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj në prill të këtij viti, kishte qëndruar disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte takuar me  komunitetin shqiptar,  në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori