Haradinaj kujton 21 vjetorin e luftës së Rahovecit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar betejën e e Rahovecit që ka ndodhur para 21 vitesh.
Shteti sipas Haradinajt është ndërtuar mbi sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.
Postimi i Haradinajt:Me përulje dhe nderim, kujtojmë bijtë më të mirë që ka dhënë Rahoveci me rrethinë në Epopenë e Korrikut 1998. Shteti ynë është i ndërtuar mbi sakrificën e tyre dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë. Lavdi e përjetshme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































