Haradinaj: Kujtimi për dëshmorët është motivim për punë e angazhim në zhvillimin e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 21-vjetorin e rënies ka kujtuar dëshmorin e parë të Zonës Operative të Nerodimes, Nazmi Ukësmajlin.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se për ta përjetësuar sakrificën e tij është përuruar shtatorja e tij në Ferizaj.
"Në 21 vjetorin e rënies së tij, përkujtojmë Nazmi Ukësmajlin, dëshmorin e parë të Zonës Operative të Nerodimes duke e përjetësuar sakrificën e tij me shtatoren në Ferizaj. Luftëtarëve dhe bashkëluftëtarëve të Nazmiut, ju uroj Ditën e Veteranit.
Kujtimi për dëshmorët që sakrifikuan për ditët që po i jetojmë së bashku, është motivim për punë e angazhim në zhvillimin e shtetit.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve", ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































