LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kompromisi me Serbinë do të jetë i dhimbshëm, taksa duhet të jetë garancë për njohje

Haradinaj: Kompromisi me Serbinë do të jetë i dhimbshëm, taksa duhet të jetë garancë për njohje

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur në fjalimin përmbyllës në seancën e sotshme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka theksuar se kompromisi me Serbinë për Kosovën do të jetë i dhimbshëm, sepse sipas tij, vet fjala kompromis tregon se Kosova do të japë diçka që i takon.


Ndërsa, ai ka insistuar se Kosova duhet ta mbajë taksën, si garancë për njohje nga Serbia.

Ai ka falënderuar deputetët për nënshkrimin për mbajtjen e seancës dhe ata që kanë qenë sot pjesëmarrës në seancë.

Menjëherë, pas fjalimit të Haradinajt, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka mbyllur seancën.

Me kërkesën e 41 deputetëve nga partitë opozitare, Kuvendi i Kosovës po mban sot një seancë të jashtëzakonshme lidhur me paralajmërimin e kryeministrit, Albin Kurti, për shfuqizimin hap pas hapi të tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. /Telegrafi/