LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Gjatë luftës ka pasur propagandë ndaj UÇK-së, quheshim dorë e zgjatur e Serbisë

Haradinaj: Gjatë luftës ka pasur propagandë ndaj UÇK-së, quheshim dorë e zgjatur e Serbisë

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradnaj, ka folur për UÇK-në në periudhën e luftës.

Haradinaj tha se ka qenë një propagandë jo e mirë e kohës, duke theksuar: “duhet të jemi realistë se na kanë etiketuar si ‘dorë e zgjatur, ata janë joshqiptarë, i ka dërguar Millosheviqi veç me i shti shqiptarët në luftë”, dhe se ka pasur dilema ose huti në opinionin publik.


Haradinaj i cili ishte komandant në zonën e Dukagjinit, u shpreh se për vrasjen e familjes Jashari, e kishin kuptuar disa ditë më vonë.

“Njëra prej ngjarjeve sonte që festohet është Nata e Zjarreve që simbolizon edhe shpërndarjen e luftës në gjithë Kosovën”.

“Ne nuk jemi dalë keq në ato ditë, por nuk kemi pasur informatë të saktë se çfarë ka ndodhur, tek pas disa ditësh, ndoshta kah data 10-15 kur kam rënë në kontakt të parë me Mujën dhe disa figura të zonës, na kanë njoftuar që edhe Ademi edhe Hamza edhe plaku i tyre, Shabani edhe familja pothuajse në përgjithësi janë vrarë”, u shpreh Haradinaj.

Duke diskutuar rreth vrasjes së familjes Jashari, ai sqaroi se në atë kohë ka qenë e kufizuar mundësia fizikë për t’i dalë në ndihmë viktimave.

“Kur ka ndodhur rasti i 26,27,28 nëntorit 1997 në Llaushë, mundësia për me shku në mënyrë fizike ka qenë shumë e vogël, pra unë i kam bërë gati pothuajse 40 orë për të mbërritur deri në Llaushë. Shumicën e kohës e kemi bërë me makinë, por kemi pas edhe ecje, p.sh. prej GLlogjanit deri në Jabllanicë është diku 30 kilometra në këmbë e me armë…, pra mundësia në kohë për me mbërri e me iu gjind një bashkëluftëtari që ishte sulmuar ka qenë shumë e vogël. Kjo i jepte një mundësi kundërshtarit qe ta ekzekutonte një familje të tërë deri sa ke mbërritur ti”, deklaroi Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Ai tutje shtoi se më pas është diskutuar në shtëpinë e Sulejman Selimit për këtë temë, ku është folur që nga atëherë e tutje kudo që ka celula të UÇK-së, me u përgjigj me zjarr në pozicionet aty ku janë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori