LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i reagon këshilltarit të Kurtit, pas deklarimit “pse nuk e kanë vrarë Ramushin gjatë luftës por vëllezërit e tij”

Haradinaj i reagon këshilltarit të Kurtit, pas deklarimit “pse nuk e kanë vrarë Ramushin gjatë luftës por vëllezërit e tij”

Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook i shoqëruar nga ish-komandanti i Batalionit Gardist të Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj.

“Të fala nga ne të gjallët!”, ka shkruar Haradinaj, teksa në fotografinë e publikuar prapa tij shihen vëllezërit e tij heronj, Shkëlzen, Luan dhe Enver Haradinaj.

Ky postim vie pas shumë reagimeve ndaj gjuhës së përdorur nga këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj.


Feraj në një postim në Facebook, ka shkruar se “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër”.

E reagimi i Ferajt erdhi pas deklarimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me kryeministrin aktual, Albin Kurtin.

Gjatë një emisioni të dielën, Haradinaj ka deklaruar se Kurti ishte trajtuar mirë në kohën sa kishte qenë në burg, madje Haradinaj e vlerëson edhe intervistën e tij që e kishte dhënë nga burgu, duke thënë se raporti i Kurtit me Serbinë është e dyshimtë.

“Nuk ka qenë trajtimi i njëjtë nëpër burgjet e Serbisë. Disa e kanë pësuar keq, disa madje nuk janë gjallë fare, Kurtit i prini fati që edhe nga atje të japë intervistë. Tash ne nuk duhet të gëzohemi që Kurti nuk është keqtrajtuar, por nganjëherë po na jep dilema realisht. Kur po e shohim se si po i trajton mësimdhënësit po na vendos në konfuzion dhe nuk po e dimë me kënd është kryeministri ynë”, kishe thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori