LAJMI I FUNDIT:

Hapet edicioni i dytë i festivalit të teatrit “Othello” në Gostivar

Hapet edicioni i dytë i festivalit të teatrit “Othello” në Gostivar

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, mbrëmë ishte i pranishëm dhe mbajti fjalë rasti në Qendrën e Kulturës „ASNOM“ në Gostivar, ku u bë hapja e edicionit të dytë të Festivalit ndërkombëtar të teatrit „Othello“.

Në fjalimin e tij, Ademi theksoi se ekzistimi i festivalit, që realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, hap perspektiva të reja në zhvillimin e artit teatror jo vetëm në Gostivar, por edhe në pasurimin e hapësirës kulturore në vend. Ai me të pranishmit e ndau edhe informacionin se, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në Gostivar do të themelohet institucioni i ri kombëtar „Teatri i Gostivarit“, selia e të cilit do të jetë në Qendrën e Kulturës, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ademi shtoi se me formimin e institucionit të ri, si një nga përkushtimet e tij pas marrjes së detyrës Ministër i Kulturës, do të plotësohet nevoja e kamotshme për zhvillim profesional të artit teatror dhe prezantim i krijimtarisë së begatshme teatrore në këtë qytet.

Përndryshe, në kuadër të festivalit i cili ka karakter garues, nga 5 deri 9 nëntor, në skenën e Qendrës së Kulturës „ASNOM“ në Gostivar do të shfaqen pesë shfaqje në gjuhën shqipe, nga ansamblet e teatrove nga Maqedonia, Shqipëria dhe nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori