LAJMI I FUNDIT:

Hani ushqim të shëndetshëm, bëni masazh një herë në muaj dhe ushtrime kardio ÇDO mëngjes: Nëna e dy fëmijëve zbulon sekretet e ‘shkrirjes së celulitit’ (Foto)

Hani ushqim të shëndetshëm, bëni masazh një herë në muaj dhe ushtrime kardio ÇDO mëngjes: Nëna e dy fëmijëve zbulon sekretet e ‘shkrirjes së celulitit’ (Foto)

Duke filluar nga lëngjet e veçanta, pajisjet e ndryshme, etj., femrat me dekada të tëra kanë provuar qindra produkte për tu përpjekur ta largojnë celulitin nga trupi.

Por çfarë nëse ato do ta dinin se mënyra më e lehtë për ta larguar celulitin nga ijët, stomaku dhe vithet tona është thjesht duke ditur çfarë po hamë dhe kur po stërvitemi? – transmeton Telegrafi.


Trajnerja dhe shkrimtarja e shëndetit Belinda Norton-Smith, 39 vjeçe, kishte menduar se përgjithmonë do të kishte celulitin mes këmbëve të saj pas lindjes së dy fëmijëve.

Por, atë celulit kishte arritur ta largonte falë dietës, rutinës së ushtrimeve fizike dhe pas relaksimit – ndërsa tani po i ofron sekretet e saja për shkrirjen e celulitit.

Ushqimi është çelësi kryesor kur vjen fjala për shkrirjen e celulitit, pasi ushqimi në 80 për qind të rasteve është shkaktari prapa prodhimit të celulitit. Prandaj, duke ngrënë shëndetshëm në çdo shujtë është gjë thelbësore, e veçanërisht pas moshës 30 vjeçare.

Ushqimi i shëndetshëm përfshin proteinat si peshku, pula, të kombinuara me pemë e perime, e gjithashtu me oriz për karbohidrate.

Ajo gjithashtu ka treguar se ka hequr mishin e kuq dhe sheqerin nga dieta e saj, dhe kjo gjë e ka bërë atë “më të hollë dhe më të lumtur” e gjithashtu ndihmon në luftimin e rrudhave.

Belinda beson se rutina e stërvitjes së një gruaje duhet të jetë gjëja e parë në mëngjes, duke bërë të paktën 30 minuta ushtrime kardio para shujtës së mëngjesit.

“Është esenciale edhe të pini aq më shumë ujë që mundeni, sepse jo vetëm që ndihmon në pastrimin e lëkurës, por edhe i largon depozitat dhjamore që e hidratojnë atë”, ka shtuar ajo.

Megjithatë, përveç këtyre, ajo tregon se ka edhe disa metoda relaksuese që kanë ndihmuar në heqjen e celulitit. Belinda ju këshillon të bëni një herë në muaj masazh nëse mundeni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori