Pronarët dhe punëtorët e kompanive të autobusëve të linjës Mitrovicë-Prishtinë dhe anasjelltas, protestuan këtë të martë para objektit të Komunës së Mitrovicës. Ata kërkuan ndalimin e qarkullimit të kombi-busëve dhe taksive ilegalë, pasi siç thanë, po e pengojnë punën e tyre.
Protestuesit parkuan dhjetëra autobusë para oborrit të Komunës, ndërsa akuzuan këtë institucion se nuk po ndërhynë përmes inspektorëve për të ruajtur konkurrencën.
Ata u pritën në takim nga kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili u premtoi zbatim të ligjit.
Në një prononcim për Telegrafin, Hamza tha se në takim me protestuesit ka sqaruar se ligji do të zbatohet për të gjithë, përfshirë edhe kompanitë e autobusëve.
“Kanë qenë sot në zyrën time dhe kemi biseduar. Ju kam sqaruar se ligji do të zbatohet dhe secili do ta përfundojë pjesën e vet të punës. Edhe niveli qendror, sepse trafiku ndër-urban dihet se në përgjegjësi të kujt është”, deklaroi ai.
“Edhe komuna në këtë rast dhe Policia duhet ta kryejnë pjesën e vet secili. Ligji kur them se do të zbatohet, nuk nënkupton që do të zbatohet vetëm ndaj njërës palë. Ligji duhet të zbatohet për të gjithë, duke përfshirë këtu edhe kompanitë e autobusëve”, shtoi Hamza.
I pyetur nëse kanë mungesë të inspektorëve në Mitrovicë apo arsyet pse nuk po gjendet një zgjidhje për problemin disa vjeçar të mini-busëve dhe taksive ilegalë, ai refuzoi të përgjigjej, duke ia hedhur fajin nevelit qendor.
“Komuna e Mitrovicës nuk ka dhënë dhe s’mund të japë leje për qarkullimin ndër-urban të taksive. Do të thotë, janë ilegalë. Inspektori i Mitrovicës del në territor të Mitrovicës, por qysh del jashtë?”, deklaroi kryetari Hamza.
Ndërsa, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, ka hedhur akuza të rënda ndaj inspektoratit të komunikacionit në Mitrovicë dhe Vushtrri.
Sipas tij, këta inspektorë janë duke keqpërdorur detyrën, dhe në kushte normale do të duhej të arrestoheshin nga policia.
“Këtu në këtë rreth dikush po keqpërdorë, dikush po merr para. Sipas dyshimit tim, inspektorati i komunikacionit në Mitrovicë dhe Vushtrri janë duke keqpërdorur detyrën dhe në kushte normale këta duhet të shkojnë lidhur (prangosur)… Po e përsëris, dikush këtu po merr para sepse në vija të rregullta të operojnë njerëz ilegalë, tregon se shteti nuk po funksionon… Në protestat e ardhme ne do të bllokojmë rrugët sepse nuk po mund të mbijetojmë”, ka thënë Azemi për KP. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Zmbrapset Vuçiq: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Ministri britanik, Docherty: I lumtur që trupat tona do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Sulmi terrorist në Banjskë, si u fut në Kosovë tërë ai arsenal armësh nga Serbia?

Grupi terrorist erdhi të luftojë në Kosovë, zgjodhi Banjskën si pikë strategjike

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'