LAJMI I FUNDIT:

Hamilton i pavendosur për të ardhmen e tij në Formula 1

Hamilton i pavendosur për të ardhmen e tij në Formula 1
(Foto: Twitter/Formula 1)

Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, i cili garon për Mercedes, dëshiron të marrë një pasqyrë të qartë të së ardhmes së tij në ekip përpara pushimit të Formula 1 në gusht.

“Ne nuk duam të nxitojmë asgjë, por mendoj se duhet të jemi të arsyeshëm dhe të bëjmë biseda”, theksoi Hamilton pasi fitoi Çmimin e Madh të Spanjës të dielën.


“Do të ishte mirë të kishim rregulluar diçka të mirë para pushimit në mënyrë që të kemi një pamje të qartë të së ardhmes”, ka shtuar ai, transmeton KP.

Kontrata e Hamilton për vitin 2021 u arrit në muajin shkurt dhe britaniku tha se vonesa nuk pritej.

Me një tejkalim fantastik ndaj Verstappen, Hamilton mbretëron sërish në Spanjë
Lexo po ashtu Me një tejkalim fantastik ndaj Verstappen, Hamilton mbretëron sërish në Spanjë

Ai dhe drejtori i ekipit, Toto Wolff, donin të prisnin derisa britaniku të merrte një titull tjetër për të filluar më pas bisedimet, por kur ishte gati të ndodhte Hamilton u infektua me coronavirus.

(Foto: Twitter/Formula 1)

Pas përfundimit të sezonit, ishte Wolff ai që u infektua gjithashtu me Covid-19.

“Marrëdhënia jonë bëhet më e fortë çdo vit”, ka deklaruar Hamilton, duke mos përmendur, megjithatë, sa kohë do të dëshirojë të garojë në Formula 1.

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori