LAJMI I FUNDIT:

Hamburg – Bayern Munich, notat e ndeshjes (Foto)

Hamburg – Bayern Munich, notat e ndeshjes (Foto)

Bayern Munich ka arritur një fitore tejet të vështirë si mysafir i Hamburgut.

Djelmoshat e Carlo Ancelottit janë munduar shumë dhe kanë shënuar një gol të vlefshëm në minutën e 88-të për fitoren e pestë këtë edicion në Bundesliga.


Ka qenë mbrojtësi i talentuar, Joshua Kimmich që ka realizuar golin e vetëm që e ka bërë edhe lojtarin më të mirë të ndeshjes.

Kimmich është vlerësuar me notën 8,1 nga ‘WhoScored’, ndërsa pas tij lartë janë vlerësuar edhe Thiago Alcantara me 7,7 e David Alaba me notë 7,4.

Ndërkohë notën më të vogël te Bayerni e kanë marrë dyshja Lewandowski – Sanches 6,6.

Tek Hamburgu më i miri ishte portieri Reno Adler me 7,6 dhe mbrojtësi Emir Spahic me 7,5. /Telegrafi/

Bayern
Më të mirët për Bayernin ishin Kimmich dhe Alcantara.