LAJMI I FUNDIT:

Haller është kthyer në stërvitje te Borussia Dortmund, pasi u operua dy herë dhe mposhti kancerin

Haller është kthyer në stërvitje te Borussia Dortmund, pasi u operua dy herë dhe mposhti kancerin

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Sebastien Haller, është kthyer në stërvitje te Borussia Dortmund pas gati gjashtë muaj shkaku i trajtimit të kancerit në testikuj.

Haller postoi fotografi ku shihet duke u stërvitur në palestër në Dortmund dhe tha se mezi pret të kthehet në fushë në vitin 2023.


“Përshëndetje djelmosha, më në fund jam kthyer!”.

“Nuk ishte aq e lehtë, por me mbështetjen tuaj ishte më mirë dhe më e lehtë për t’u bërë. Kështu që mezi pres t’ju shoh në stadium për disa fitore”, tha ai në një video-mesazh në rrjetet sociale të Dortmundit.

Është një hap i vogël, por domethënës në atë që mbetet një rrugë e gjatë drejt kthimit në gara për Hallerin.

Ish-sulmuesi i Ëest Ham Unitedit dhe Ajaxit kishte nevojë për dy operacione dhe iu nënshtrua kimioterapisë për ta kaluar sfidën.

Dortmundi niset të premten për një kamp stërvitor dimëror në Spanjë përpara se sezoni i Bundesligës të rifillojë më vonë këtë muaj.

Haller kishte nënshkruar me Dortmundin pas transferimit nga Ajaxi për 31 milionë euro në fillim të atij muaji dhe pritej shumë prej sulmuesit.

Haller, 28-vjeçar, ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2026. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori