Disa prej këngëtarëve më të njohura në botë u janë dëmtuar faqet e Spotify nga një haker i cili postoi mesazhe në lidhje me Donald Trumpin dhe Taylor Swift.
Të mërkurën, artistët përfshirë Lana Del Rey dhe Dua Lipa iu zëvendësuan biografitë e tyre nga hakeri sulmues.
Hakeri e quajti veten Daniel, dhe zëvendësoi fotografitë e të famshëmve me një nga vetja, shkruan BBC.
Veprimi do të jetë një siklet për përpjekjet e sigurisë së platformës. Aplikacioni është më i popullarizuar në llojin e tij.
Hakeri gjithashtu u kërkoi njerëzve ta shtonin atë në Snapchat dhe shtoi fjalët “Trump 2020”.
“Më e mira nga të gjitha bërtisni mbretëreshës time Taylor Swift”, shkroi ai.
Në Twitter, përdoruesit postuan imazhe të faqeve të ndryshuara, të cilat prekën gjithashtu artistë si Future dhe Pop Smoke.
Spotify shpejt përmbysi ndryshimet dhe faqet e artistëve duket se janë kthyer në normalitet.
Nuk është e qartë se si ndodhën redaktimet në faqet e disa nga muzikantët më të mëdhenj në botë.
Spotify ka një produkt të veçantë në dispozicion për botuesit e muzikës dhe artistët e pavarur, të quajtur ‘Spotify for Artists’, që menaxhon faqet dhe biografitë e bendeve.
Mjeti lejon përdoruesit e Spotify të “pretendojnë” një faqe bande ose të bashkohen me ekipin e artistit për ta menaxhuar atë. Por një faqe e pretenduar tashmë nuk mund të pretendohet përsëri.
Mund të bashkohen anëtarët e ekipit – të tillë si stafi në një studio regjistrimi që kanë hyrjen e duhur – ose përmes një procesi verifikimi.
Spotify nuk ka thënë asgjë publike për sulmin ose mënyrën se si ka ndodhur, por është kontaktuar për koment.
Problemi vjen në një kohë të ngarkuar për Spotify, të cilët sapo kanë njoftuar statistikat vjetore dhe artistë më të dëgjuar të vitit dhe kur përdoruesit po eksplorojnë listat e tyre vjetore.
Dua Lipa – një nga artistët që ishte pre e këtij sulmi kibernetik, ka arritur që kënga e saj “Don’t start now” të renditet si kënga e pestë më e dëgjuar në të gjithë botën gjatë këtij viti në Spotify. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj "The Passport"
Përfundon sondazhi i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Albania 3, garë e ngushtë mes dy konkurrentëve
Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm
Ish Miss-i i ShBA arrestohet mes trafikantëve të kartelit meksikan, 34-vjeçarja Glenis Zapata shfrytëzonte profesionin për të kaluar paratë e drogës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë