LAJMI I FUNDIT:

Hajnat vjedhin para, stoli ari dhe rroba në një automjet në Obiliq

Hajnat vjedhin para, stoli ari dhe rroba në një automjet në Obiliq
Foto: Ilustrim

Një person ka informuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës me targa të huaja dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe rroba.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00 në fshatin Milloshevë, Obiliq.


Tutje në njoftim bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës me targa të huaja dhe kanë vjedhur para  të gatshme, stoli ari  dhe rroba . Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/