LAJMI I FUNDIT:

Hajdutët u futën edhe në shtëpinë e Marquinhos dhe rrahen keq babanë e brazilianit – detajet nga grabitja në shtëpinë e kapitenit të PSG-së

Hajdutët u futën edhe në shtëpinë e Marquinhos dhe rrahen keq babanë e brazilianit – detajet nga grabitja në shtëpinë e kapitenit të PSG-së
Marquinhos

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur dy futbollistëve të Paris Saint Germain, Angel Di Marias dhe kapitenit Marquinhos.

Derisa ishin duke zhvilluar ndeshjen ndaj Nantes, Di Maria u zëvendësua për të shkuar në shtëpinë e tij, ku hajdutët kishin vjedhur bizhuteri të shumta dhe kishin kindapuar gruan dhe dy vajzat e futbollistit.

Ndërkohë në të njëjtën kohë, në qytetin Chatou afër Parisit, cak i hajdutëve ka qenë shtëpia e kapitenit të PSG-së, Marquinhos.

L’Equipe shkruan se në shtëpinë e brazilianit kanë qenë prindërit e tij, derisa babai i Marquinhos është rrahur nga dy hajdutë.

Gazeta franceze shkruan se babai i Marquinhos është rrahur keq, pasi është goditur disa herë në kokë dhe gjoks nga dy hajdutët që ishin të armatosur.

Familjarët e brazilianit ishin lidhur dhe ishin duke qëndruar në një dhomë, derisa hajdutët kanë marrë stoli, qanta të shtrenjta dhe gjëra të tjera materjale dhe para të gatshme në vlerë prej 2000 euro.

Gjithsesi kapiteni i PSG-së nuk ishte i informuar për vjedhjen që po i bëhej në shtëpinë e tij dhe qëndroi ndaj Nantes në fushë për gjatë 90 minutave.

Mbrojtësi i parisienëve pas ndeshjes është informuar për rastin dhe ka shkuar në shpejtësi te familja e tij.

Detaje të reja nga kidnapimi i familjes së Di Marias, argjentinasi ribashkohet me gruan dhe fëmijët - hajdutët vjedhën mbi 500 mijë euro
Lexo po ashtu Detaje të reja nga kidnapimi i familjes së Di Marias, argjentinasi ribashkohet me gruan dhe fëmijët - hajdutët vjedhën mbi 500 mijë euro

Është raportuar vetëm për dëme materiale, derisa ai ka edhe babanë e rrahur, por që me shëndet është mirë.

Ka qenë vetë Marquinhos që ka njoftuar nëpërmjet një postimi në InstaStory se të gjithë anëtarët e familjes së tij janë mirë, derisa policia franceze po merret me rastin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori