LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga kidnapimi i familjes së Di Marias, argjentinasi ribashkohet me gruan dhe fëmijët – hajdutët vjedhën mbi 500 mijë euro

Detaje të reja nga kidnapimi i familjes së Di Marias, argjentinasi ribashkohet me gruan dhe fëmijët – hajdutët vjedhën mbi 500 mijë euro

Angel Di Maria është tmerruar ditën e djeshme, pas daljes nga ndeshja PSG – Nantes.

Trajneri i Paris Saint Germain, Mauricio Pochettino mori urhdër nga drejtori sportiv i klubit Leonardo që ta largonte nga loja Di Marian, pasi sa ishte argjentinasi në lojë hajdutët u futën në shtëpinë e tij.


Përveç që kanë vjedhur gjëra të çmuara, hajdutët kishin kindapuar edhe gruan dhe dy vazjat e Di Marias.

Mediat franceze kanë raportuar se Di Maria tanimë është bashkuar me fëmijët e tij, ku është shfaqur edhe një foto në rrjetet sociale.

Gruaja dhe vajzat e argjentinasit janë të shokuar me atë që ka ndodhur, por nuk bëhet e ditur nëse ka paguar Di Maria ndonjë shumë për lirimin e tyre.

L’Equipe megjithatë ka raportuar se hajdutët kanë marrë një kasafortë në shtëpinë e Di Marias në vlerë prej 500 mijë euro, ku në të kishte bizhuteri të çmuara.

Kjo nuk ishte hera e parë që Di Maria dhe familja e tij janë cak i hajdutëve, pasi argjentinasi këtë gjë e kishte përjetuar edhe në vitin 2015 në Manchester.

Vlen të theksohet se Di Maria ka vazhduar kontratën me PSG-në dhe do të jetë në kryeqytetin francez edhe për një sezon tjetër. /Telegrafi/

Momenti kur Di Maria bashkohet me familjen e tij

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori