LAJMI I FUNDIT:

Hailey prezanton produktin e ri në një edicion provokues

Hailey prezanton produktin e ri në një edicion provokues
(Foto: Instagram/haileybieber)

Modelja amerikane, Hailey Bieber, ka publikuar së fundmi fotografi provokuese në profilin e saj në Instagram, në të cilat pozon e zhveshur në pjesën e sipërme teksa mban në gjoks dy gjysma të një frute.

Në këtë mënyrë, ajo prezantoi një produkt të ri të markës së saj, Rhode – një balsam ushqyes për buzët me shije frutash pasioni, i cili do të dalë në treg më 6 prill.


Pesë shenja të një goditjeje të vogël në tru që e përjetoi Hailey Bieber
Lexo po ashtu Pesë shenja të një goditjeje të vogël në tru që e përjetoi Hailey Bieber

Bukuroshja, jo vetëm që prezantoi balsamin e buzëve me rroba banje tërheqëse, por zgjodhi të vishte edhe stoli Jacquie Aichie 50 Diamond, të cilat vlerësohen të kapin vlerën e 9.816 eurove, ndërsa çmimi i balsamit që ajo reklamon është 14.5 euro.

(Foto: Instagram)

Megjithatë, jo të gjitha fotot dhe videot promo ishin kaq provokuese. 26-vjeçarja ka kombinuar gjithashtu sutjenat e saj diamanti me bikini shumëngjyrëshe Heavy Manners dhe një bluzë të guximshme motorike në postimet e tjera nga fushata e saj e fundit për Rhode.

Sa për kujtesë, Hailey Bieber është aktualisht nën kritika për komentet që i bëri Selena Gomezit, e cila është edhe ish e dashura e bashkëshortit të saj, Justin Bieber.

Hailey Bieber mori kërcënime me jetë - Selena Gomez thotë se është kontaktuar nga modelja, kërkon të ndalet urrejtja ndaj saj
Lexo po ashtu Hailey Bieber mori kërcënime me jetë - Selena Gomez thotë se është kontaktuar nga modelja, kërkon të ndalet urrejtja ndaj saj

Kohët e fundit ajo ka humbur shumë ndjekës dhe shumëkush e ka kritikuar për shkak të kësaj fushate, sepse ajo reklamon balsam buzësh teksa shfaqet gjysmë e zhveshur. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Në çift
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kalo në kategori